Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rreshtjet e shiut shkaktojne nderprerje masive te energjise ne Kosove

Për shkak të motit të ligë, erës dhe të reshurave atmosferike është shkaktuar një numër i madh i prishjeve dhe parregullsive në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Për shkak të këtyre parregullsive disa pjesë të Kosovës kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Punëtorët e KEDS-it janë duke bërë të pamundurën që këto prishje të rregullohen sa më shpejtë që është e mundur.

Për më shumë, pajisjet e trashëguara nga KEK në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike janë të vjetruara dhe jo gjithmonë përballojnë kushtet e vështira atmosferike. KEDS është i përkushtuar që përmes planeve investuese të bëjë zëvendësimin dhe / ose rregullimin e këtyre pajisjeve në mënyrë që numri i reduktimeve të energjisë elektrike për shkak të prishjeve në rrjetin e distribuimit të minimizohet dhe / ose të shuhet në përgjithësi.

Implementimi i planeve tona investuese nuk mund të bëhet në afat të shkurtë kohor andaj luten të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë durim, të besojnë dhe njëkohësisht të vlerësojnë përkushtimin tonë për përmirësimin e gjendjes në rrjetin e shpërndarjes.

Përfundimisht, kërkojmë ndjesë nga të gjithë qytetarët të cilët janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

energjia.al, 01.10.2013