Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrabandë karburanti pa akcizë, arrestohen 2 vëllezërit, punonjës rendi

Një inspektor i antikontrabandës dhe vëllai i tij me detyrë inspektor policie në drejtorinë e qarkut të Durrësit janë vënë në pranga për kontrabandë karburanti pa akcizë.

Kapja në flagrancë e dy punonjësve të rendit është bërë nga Drejtoria e Antikontrabandës. Në pranga janë vënë Shpëtim Danka, inspektor antikontrabande dhe vëllai i tij Hasan Danka, inspektor policie.

Mësohet se ata janë kapur ndërkohë që po kryenin kontrabandë karburanti, që e përfitonin nga peshkarexhat e ndryshme në portin e Durrësit. Çështja mësohet se i ka kaluar për ndjekje oficerëve të policisë gjyqësore të drejtorisë së hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndërkohë ‘Task- Forca’ e Prokurorisë së Durrësit është duke kryer veprimet e para proceduriale.

www.balkanweb.com, 26.09.2013