Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mallakastra pa energji, shkak greva e punonjësve

17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe atij elektrik në Poçëm kanë dalë në protestë.

Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndaluar punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë.

Stacioni është në varësi të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.

Punonjësit e nënstacionit kanë 27 muaj pa marrë paga dhe sigurime dhe thonë se protesta do të vijojë pa ndërprerje.

Top Channel,  24.01.2020