Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent bie drejt 108 USD për fuçi

Nafta Brent e Londrës ka rënë drejt 108 dollarëve për fuç në sesionin e sotëm, për shkak të progresit të bërë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit. Presidenti i Iranit deklaroi se dëshiron të realizojë me sukses bisedime me fuqitë botërore në lidhje me këtë program.

Nafta Brent e Londrës për Nëntorin ra me 12 cent në 108.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 32 cent në 102.3 dollarë për fuçi dhe pritet të publikojë humbjet më të mëdha javore që nga Maji i vitit 2012. Gjithashtu edhe përmirësimi i situatës në Siri dhe prodhimi me kapacitet të plotë të Libi dhe Irak, kanë ndikuar në rënien e çmimeve të naftës. Siria nuk është një prodhues i rëndësishëm i naftës, por mund të shkaktojë një përhapje të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

TV Scan, 26.09.2013