Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia dhe Italia mbeshtesin sektorin e energjise ne Shqiperi

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Z. Hasan S. Asan.

Z.Gjiknuri e njohur ambasadorin me prioritetet e programit politik qeverisës në fushën e energjisë dhe minierave. Ministri vuri theksin tek rëndësia për menaxhimin sa më mirë të krizës financiare të sistemit energjetik ashtu sikurse rritja e transparencës së procedurave të ndjekura dhe informimi publik.

Ministri Gjiknuri shprehu vlerësimin e tij për prezencën e investitorëve turq në Shqipëri në fushën e industrisë dhe minierave ndërsa nënvizoi edhe rëndësinë e nevojës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, specifikisht në energji. Mes Z.Gjiknuri dhe Z. Asan u bisedua edhe për problematikat e shkaktuara nga falimentimi dhe konflikti i hapur me CEZ-in.

Ambasadori Asan u shpreh i hapur për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë dhe minierave. Sipas tij, bashkëpunimi do të mund të intensifikohet nëpërmjet dërgimit të këshilltarëve/ekspertëve në fazën e parë dhe delegacioneve në fazën e dytë për të realizuar shumë shpejt, një takim Ministerial në Stamboll ndërmjet dy homologëve.

Z.Asan shprehu kënaqësinë që investitorët turq kanë gjetur një klimë serioze dhe pozitive për investimet e tyre në Shqipëri ndërsa shprehu bindjen se prania e tyre do të rritet ndjeshëm në sektorin e energjisë.

Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Energjisë dhe Industrisë priti gjithashtu në takim edhe ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, Z. Massimo Gaiani.

Z.Gjiknuri dhe Z.Gaiani diskutuan gjërësisht në lidhje me alternativat e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin ekonomik.

Ministri shprehu angazhimin e tij për të gjetur rrugën e duhur me qëllim përthithjen e fondeve të akorduara nga pala italiane dhe çuarjen përpara të projekteve të përbashkëta.

Gjatë takimit u diskutua edhe në lidhje me mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit për projektet e lidhjes së rrjetit energjetik shqiptar me rrjetin evropian.

Ministri Gjiknuri u angazhua për marrjen e masave që nxisin hapësirat për investitorët italianë në fushën e energjisë.

Nga ana e tij, ambasadori Gaiani shprehu gatishmërinë e palës italiane për të mbështetur dhe punuar bashkërisht me palën shqiptare në nxitjen e projekteve të përbashkëta.

energjia.al, 25.09.2013