Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Frika nga orët e KEDS-it

Bekim Gashi nga Prishtina, po lutet që mos t’i vijnë në derë punëtorët e KEDS-it, për t’ia ndërruar orën e rrymës.

Disa fqinjë të tij, me projektin e nisur nga Korporata Energjetike e Kosovës, qysh para privatizimit të distribucionit, janë pajisur me orë digjitale në vend të atyre mekanike. Por me ndërrimin e pronësisë, ka ndryshuar edhe prioriteti për instalimin e njehsorëve, përfshirë edhe lagjen ku banon Gashi.

Por kjo vonesë nuk po e mërzit atë pasi mendon se ora digjitale e rrymës do t’i shkaktojë më shumë shpenzime. “Po e shoh që projekti po vonon sepse shumë pak fqinjë këtu e kanë këtë orën digjitale, mirëpo për mua nuk është problem sepse kam dëgjuar se rryma po u vjen më shtrenjtë atyre që e kanë orën”, ka thënë Gashi.

Gazeta Tribuna, 21.09.2013