Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Asnjë vendim për shkarkimin e Dollapit, vazhdon punën si administrator i CEZ-it

Sait Dollapi vijon punën si administrator i Kompanisë CEZ Shpërndarje. Enti rregullator i energjisë konfirmon se është ai institucioni që me ligj bën emërimin dhe shkarkimin e administratorit të CEZ.

Burime nga ERE konfirmojnë se nuk ka nismë për shkarkimin e Dollapit dhe se ai vijon detyrën e tij , i njëjti konfirmim bëhet dhe nga Ministria e Energjitikes dhe Industrisë . ERE sqaron dhe bazën ligjore mbi bazën e të cilës bëhet emërimi i administratorit te ri të CEZ Shpërndarje.

Në bazë të rregullores së miratuar nga ERE me anë të vendimit të datës 10 janar të këtij viti përcaktimi i administratorit
të ri të shoqërisë CEZ Shpërndarje kryhet në rastet e dorëheqjes ose shkarkimit të administratorit ekzistues.

ERE inicion procedurat për përzgjedhjen e administratorit të ri dhe në kudarin e aplikanteve përzgjedh kandidatin i cili plotëson kushtet e përcaktuara në rregullore.

Mund të ushtrojë profesionin e administratorit të përkohshëm personi fizik që plotëson kriteret e mëposhtme: Të jetë shtetas shqiptar, të ketë kryer studimet e larta, të ketë eksperience pune si drejtor ekzekutiv në sektorin e energjisë elektrike, të mos jetë i dënuar për vepra penale.

ERE sqaron se “deri tani nuk ka asnjë vendim për shkarkimin e administratorit Dollapi dhe emri i përfolur në media Arben Seferi si kreu i ri i CEZ Shpërndarje nuk ka marrë pjesë në asnjë konkurs ku mund të jetë përzgjedhur në këtë post” – përfundon sqarimi i Entit Rregullator të Energjisë.

www.balkanweb.com, 20.09.2013