Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Degradimi mjedisor i kushton Kosovës 223 milionë euro në vit

Kostoja vjetore e degradimit mjedisor në Kosovë llogaritet të jetë 223 milionë euro. Humbjet më të mëdha vlerësohet se shkaktohen nga ndotja e ajrit, e cila sipas një raportit të Bankës Botërore ka shkaktuar 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik, 605 shtrirje në spital, dhe 11 mijë e 900 vizita në emergjencë në çdo vit, transmeton ktv.

Pas ndotjes së ajrit humbjet më të mëdha shkaktohen nga kontaminimi me plumb me një kosto prej 42 milion euro deri në 94 milionë. Humbje të mëdha buxhetit të Kosovës sipas Katelijn Va nden Berg nga Banka Botërore shkaktohen edhe nga mbeturinat e ngurta, uji etj.

Arben Çitaku nga Ministria e Ambientit tha se Kosova vazhdon të ketë nivel të lartë të ndotjes së ajrit, por që Ministria po punon që të përmbush standardet e Bashkimit Evropian. Ndërsa Luan Shllaku nga KFOS theksoi se ky raport përpos të metave synon të tregojë se cilat janë humbjet e shtetit nëse vazhdon të lejojë që të punojnë në vazhdimësi termocentralet. Megjithatë sipas tij ky raport i Bankës Botërore nuk tregon se çka në të vërtetë nuk po ecën dhe ku janë ngecjet më të mëdha.

Gazeta Koha Ditore, 19.09.2013