Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI fiton për të dytën ditë; Brent tregtohet në 111.10 dollarë për fuci

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u rrit për të dytën ditë radhazi pasi Rezerva Federale tha se do të vazhdojë blerjet mujore të obligacioneve në mënyrë që të stimulojë rritjen ekonomike në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë.

WTI për dorëzimin e tetorit, cili përfundon nesër, fitoi gati 69 cent në 108.76 dollarë për fuçi në bursën e New York dhe ishte në 108.44 dollarë. Ai u rrit 2.5 për qind në 108.07 dollarë dje, rritja më e madhe që nga 27 gushti. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 16 për qind më pak se mesatarja 100-ditore. Kontrata më aktive e nëntorit u rrit 28 cent në 107.56 dollarë.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e nëntorit u rrit gati 50 cent, ose 0.5 për qind në 111.10 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 3.06 dollarë për të njëjtin muaj. Raporti ‘u tkurr’ për të tretën ditë dje në 3.32 dollarë, diferenca më e ngushtë që nga 19 gushti.

Revista Monitor, 19.09.2013