Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saraçini në takim të ministrave të energjetikës në Vilnus

Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Valon Saraçini sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të energjetikës, që do të mbahet në Vilnus, Lituani, si përgatitje për takimin e ministrave nga ai resor në dhjetor të këtij viti.

Në takim do të diskutohet për prioritetet kyçe në energjetikë gjatë kryesimit të Lituanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe kompletimin e tregut të brendshëm për energjetikë të BE-së në vitin 2014 dhe përforcimin e dimensionit të jashtëm të politikave energjetike të BE-së.

Ministri Saraçini do të marrë pjesë në sesionin e dytë, në të cilën do të diskutohet për nisma dhe rrjete rajonale, si mënyra për t’u përforcuar tregu, implementimi i projekteve në interes të bashkësisë, intervenimi i tregut në energjinë elektrike, si dhe për burime të veta energjetike të BE-së.

TV Alsat-M, 19.09.2013