Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Evroenergie: Kosova qender Kompetence per Energji ne Ballkan!

Kompania evroenergie L.L.C bën me dije se me datën 10 dhe 11 Tetor 2013 do të mbahet në Prishtinë, konferenca me karakter ndërkombëtar “Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2013”, organizuar nga evroenergie L.L.C me mbështetjen e Austrian Development Agency (ADA).

Falë feedbackut pozitiv dhe reagimeve shumë të mira mbi konferencën e fundit, konferenca e sivjetshme Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2013 do të mbahet me një panair shoqërues, ku do të jepet mundësia të njihemi me kompani prestigjoze të sektorit energjetik, siç janë: E.ON Mitte AG, SIV.AG, LEM Engineering Consultancy Load and Energy Management, KISTERS AG, bofest consult GmbH etj.

Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh dhe faktin që përmes burimeve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime. Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet të përmbushë direktivat evropiane, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

Për të diskutuar sfidat aktuale, mundësitë e vendeve në rajon dhe për të përforcuar pozitën e shtetit më të ri në Ballkan, evroenergie L.L.C me seli në Prishtinë, Republika e Kosovës, e pa të arsyeshme këmbënguljen për të mbajtur këtë eveniment në kryeqytetin kosovar dhe jo atë të vendeve fqinjë. Kështu, si rrjedhojë e kësaj ndërhyrje, evroenergie L.L.C. sjell për herë të dytë radhazi konferencën Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2013.

Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2013 si platformë informimi dhe komunikimi, vë në dispozicion hapësirën mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbejnë drejtpërsëdrejti eksperienca në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmës.

Temat mbi te cilat do të zhvillohet konferenca e sivjetshme Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2013 janë:
– Direktivat evropiane dhe ndikimi i tyre në tregjet energjetike të Evropës Juglindore
– Paketa e tretë e tregut të përbashkët të BE-së kërkon veprim të menjëhershëm
– Sfidat për energjinë konvencionale dhe integrimi i energjive të rinovueshme
– Potencialet e investimit në dhe përvojat nga Evropa Juglindore

Kemi nderin t’iu bëjmë të ditur se në konferencën e ketij viti do të jenë prezent këta panelistë të nivelit më të lartë kombëtar e ndërkombëtar:

– Fadil Ismajli, Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës
– Dr. Johann Brieger, Ambasador, ambadasa austriake në Prishtinë
– Jan-Peter Olters, menaxher i bankës botërore në Kosovë
– Esther Gravenkötter, drejtoreshë rajonale e zyrës së KfW-së në Kosovë dhe Maqedoni
– Dominic Hereth, këshilltar për investime, Green for Growth Fund
– Sven Nuhn – menaxher i divisionit të rrjetit të shpërndarjes, E.ON Mitte AG;
– Jochen Buchloh, udhëheqës i një njësisisë biznesi në bofest consult GmbH
– Reinhard Trenkle, udhëheqës ekipi, promovimi i ekonomisë – „Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit“ (GIZ)
– Naske Afecolli, drejtor menaxhues, IA-SEE GmbH
– Sarah Duhr, Ministria Federale për Mjedis, Ruajtjen e Natyrës dhe Siguria Nukleare, Gjermani
– Matthias Hinz, drejtor menaxhues, SIV.BG
– Antonio Matamala. International Sales & Business Development Manager, KISTERS AG
– Astrid Heinrich, Këshilltar i lartë, LEM Engineering Consultancy Load and Energy Management
– Dr. Ekaterina Demidova, ECG Erdgas-Consult GmbH
– Arash Duero, Pflüger Internationale Beratung GmbH

Përmes specifikimit të qartë të lëmisë, konferenca Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2013 u ofron pjesëmarrësve një spektër të gjerë mundësish për promovim, bashkëpunim, shkëmbim opinionesh e më tej.

Ftohen, gazetarët, kameramanët, fotoreporterët, redaktorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të mediave të ndjekin evenimentin dhe të informojnë gjerësisht mbi të.

Kontaktet:

Për pyetje dhe detaje të tjera si dhe material shtesë, mund të kontaktoni:
Hamdi Malushaj,
zv. drejtor
Tel: +381 (0) 38 22 34 81
Mob: +377 (0) 44 20 30 48
E-Mail: hamdi.malushaj@evroenergie.com

Për akreditim dhe pjesmarrje në të gjitha tryezat e konferencës mund të kontaktoni:
Vjosa Kupina & Arta Shehu,
Conference Manager
Tel: +381 (0) 38 22 34 81
E-Mail: vjosa.kupina@evroenergie.com & arta.shehu@evroenergie.com

energjia.al, 20.09.2013