Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti TAP Politika dhe energjia

Tashmë është vendosur që gazësjellësi TAP do të kalojë nëpër Shqipëri dhe pritet që të ketë impakt të madh në zhvillimin e vendit dhe rajonit. Përfitimet janë të qarta dhe shpresohet të jenëmë të mëdha në sektorin e energjetikës.Secili nga vendet ku mendohej se mund të kalonte gjurma e gazësjellësit, përfshirë Shqipërinë, janë përpjekur të përfitojnë nga projekti TAP duke shprehur gatishmërinë për të vënë në dispozicion të tij pjesë të territorit, për të bashkëpunuar në veprimtaritëteknike përgatitore, por edhe me angazhim me anë të lobimit përmes instrumentave politikë e diplomatikë për një vendimmarrje në interes të tyre
Gazi natyror nga vendburimi i njohur i Shah Deniznë Azerbaixhan që do sillet në Europë me anë tëprojektit TAP do tëkalojë përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë e më tej nën ujë në drejtim të Italisë (Leçe), për tu shpërndarë më tej nëpjesën tjetër të Europës. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2019 duke i dhënë Azerbaixhanit pavarësi nga Rusia qëtë eksportojë gazine tij natyror. Statistikat tregojnë se Azerbaixhani renditet i 28 në botëpër nga rezervat e gazit natyror, që aktualisht llogariten në850–1200 miliard metra kub. Gazësjellësi TAP do të jetëme gjatësi rreth 8000 km dhe parashikon të furnizojë Turqinë me rreth 6 miliard metër kub gaz në vit dhe me rreth 10–20 miliard metra kub të tjera në vit ti kalojëdrejt Europës. Me rezervat e njohura deri më sot dhe shkallën e sotme të konsumit, jetëgjatësia e burimeve të gazit nga Azerbaixhani llogaritet nga 25 në 40 vjetë, ndërsa jetëgjatësia e burimeve të gazit natyror në shkallë botërore vlerësohet nërreth 200 vjet. Gjithësesi këto shifra janë subjekt rivlerësimi, në varësi të rezervave që zbulohen nga dita në ditë.

Projekti TAP u përzgjodh në konkurim me projektin Nabucco dhe sipas mediave botërore,përparësia e gazsjellësit TAP ndaj atij Nabucco u përcaktua kryesisht nga faktorë ekonomikë si financimi më ivogël i nevojshëm për realizimin e projektit TAP, kostoja mëe ulët me të cilën mund të blihet gazi nga Azerbaixhani, fakti qëgazësjellësi TAP do jetë rreth 450 km më i shkurtër se ai Nabucco si dhe të tjerë faktorë të rëndësishëmmëvendimtarë në raport me faktorët politikë e diplomatikë.

Në media apo rrjetet sociale të Shqipërisë, lobimi i politikanëve shqiptarë dhe ndikimi i tij në të ardhmen e projektit TAP është vlerësuar pozitivisht, ndonësehera herës ky lobim ështëpërcjellë tek publiku edhe si ndikim individual me peshënë vendimmarrje, madje në ndonjë rast është shkuar akoma më tejsikur nën këto ndikime, projekti mund tëpërfshijëfurniziminme gaz natyror dhe tëvendeve të tjera të rajonit, që për momentin janë jashtë projektit. Padyshim që lobimi ka qënë i nevojshëm dhe ka pasur vlerën e tij, në mënyrë të veçantëshprehja e vullnetit dhe dëshirës së mirë për të bashkëpunuar, por egzagjerimetmbi tëpërbëjnënjë kapërcim tërealitetitpasi ndërrmarrje të përmasave tëtilla para së gjithash përcaktohen nga faktorë madhorëgjeopolitikë e gjeostrategjikë.

Mediat shqiptare kanëinformuar gjeresisht edhe mbi përfitimet që pret Shqipëria si rrezultat i zbatimit tëprojektit TAP, duke theksuar kryesisht ato në drejtim tëenergjisë. Sipas tyre, gazi nga Azerbaixhani ilargët do tëzgjidhë problemin e energjisë në Shqipëri e më gjerë; do tërrisë sigurinë e furnizimit me gaz për Europën dhe rajonin, që janëme rëndësi nëse mbajmë parasysh problemet që lindën mes Ukrainës, Rusisë dhe vendeve të Bashkimit Europian për furnizimin e Europës me gaz natyror nga Rusia.

Deklarime të tilla duhen parë me kujdes pasi dihet se kjo sasi gazi është një pjesë relativisht e vogël e gazit që konsumon Europa. Sigurisht, për vendet qëe kanë të ngritur infrastrukturën e përdorimit të gazit natyror në fushën e energjetikës, sigurimi i një burimi të tillë shtesëështëme përfitim të menjëhershëm dhe arrihet pa shumëkosto.Të tilla janë shumica e vendeve Europiane.
Përsa i përket Shqipërisë, mendoj se situata është paksa mëndryshe, pasi përdorimi i gazit natyror në Shqipëri në të kaluarën ka qënë i kufizua dhe vendi sot nuk e ka infrastrukturën për përdorimin e tij. Vërtet, gazi natyror është përdorur dikur për ngrohjen qëndrore në pak qytete si Kuçova dhe Patosi, ndërkohë përvoja në prodhimin e energjisë elektrike në vend nuk ka qënë pozitive.Në këto kushte, përdorimi i gazit natyror në Shqipëri kërkon qëgjithëshka të fillojëthuajse nga fillimi, duke kërkuar koston dhe kohën përkatëse.

Gjithësesi, pavarësisht nga kjo veçori, zbatimi i projektit TAP edhe për Shqipërinëka disa përfitime të qarta, mes të cilave përmendim punësimin e disa mijra njerëzve në aktivitetet për zbatimin e projektit në territorin shqiptar, financime në formë investimesh që do të “injektohen” në Shqipëri nëzbatim të projektit, të ardhura nga taksimi i transportit të gazit natyror nëpër territorin shqiptar, etj.
Kuptohet se këto përfitime nuk kanë të bëjnë drejtëpërdrejt me energjinë, ndërkohë qërëndësinë më të madhe dhe maksimalizim të përfitimeve projekti do t’i ketë nga përdorimi i gazit natyror për prodhimin e energjisë, që mund të realizohet përmes tre formave kryesore. Së pari, duke e përdorur gazin natyror për ngrohje, duke zëvëndësuar kështungrohjen me energji elektrike apo lëndë të tjera djegëse. Sigurisht, këtë përdorim do e konsideroja efektiv nëse do synonte ngrohjen qëndrore duke hequr dorë nga shpërndarja e tij me bombola si deri më sot. Në këtërast do tëduhet rikonstruksioni i ndërtesave ekzistuese si dhe largpamësi në ndërtimet e sëardhmes.

Së dyti, me shumë vlerëmund tëjetë përdorimi i gazit natyror në proceset e ndryshme teknologjike, duke zëvendësuar e kursyer mjaft energji elektrike apo lëndë djegëse të lëngët apo të ngurtë, duke ulur kostot, rritur kujdesin për mjedisin, etj. Por edhe në këtë rast do tëduhen rikonstruksionetë thella me karakter teknologjik.

Gjithësesi, përfitimi i tretë, me impakt shumë më të madh se dy të parët do të shndrohej në realitet me prodhimin e energjisë elektrike përmes ndërtimit të centraleve elektrike që djegin gaz natyror.

Kuptohet se krijimi i kushteve dhe infrastrukturës së nevojëshme për përfitimin e energjisëkërkon për shembull qëtë dihet se nësa e në cilat qytete do tëpërdoret gazi për ngrohje qëndrore, në cilat impiante teknologjike ai do të zëvëndësojë naftën apo elektricitetin, sa centrale me gaz do tëndërtohen në vend dhe ku leverdisin më shumë, sa kohë do duhet për vënien e tyre në funksionim, çfarë fiancimesh do kërkohen dhe sa kohë do duhet për vetëshlyerjen e tyre, çfarë ndodh nëse për arsye nga më të ndryshmet ky furnizim me gaz ndërpritet,e plot dilema të kësaj natyre.

Padyshim që studimet e kësaj natyre duhet të mbajnë parasysh edhe të dhëna që lidhen me vetëprojektinTAP,si sasiadhe jetëgjatësia e rezervave të gazit në Azerbaixhan, kostua e blerjes së tij, format e pagesës, cilat janë kushtet e kontraktimit për përfshirjen e vendit në projekt,etj. Janë pyetje që lindin vetiu nëse do synohet maksimalizimi i përfitimeve nga projektit TAP për prodhimin e energjisë; ndërsa për t’u dhënë përgjigje më duket më se e domosdoshme ndërmarrja e studimeve të thelluara, të gjithanshme, me përllogaritje të sakta ekonomike, të cilat mund të realizohen nga institucione të specializuara për studime të karakterit teknik dhe ekonomik, nën një këndvështrim strategjik.

Dikush mund të thotë se deri në finalizimin e projektit TAP do tëduhet shumë kohë dhe këto vlerësime me karakter teknik e ekonomik mund të presin. Dikush tjetër, më i informuar, mund të thotë se tërë këto studime e llogaritje janë kryer me kohë; uroj që tëjetë kështu dhe do vlerësoja shumë që studime të tilla tëbëheshin publike sa më parë. Në të kundërt, nëse të tilla studime nuk janë filluar ende, pa humbur kohëato duhet ndërrmarrë me përparësi, pasi çdo minutë e humbur do pengojë shfrytëzimin racional tëgazit natyror, do ndikojë fort në efektivitetin ekonomik të projektitTAP dhe atyre të lidhura me të dhe do pengojë maksimalizimin e përfitimeve nga ky projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Perparim Fuga – Revista Java, 15.09.2013