Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Largimi i tensionit në Siri, rrëzon çmimet e naftës

Nafta Brent e Londrës ra poshtë nivelit të 110 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi tensioni në lidhje me Sirinë është qetësuar dhe ka larguar frikën për një çrregullim të furnizimit të tregun nga rajoni i Lindjes së Mesme.
Por gjithsesi rënia modeste sugjeron se tensioni nuk është zhdukur plotësisht, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Franca paralajmëruan Sirinë se nëse nuk i qendron besnike marrëveshjes, atëhere ndërhyrja ushtarake do të jetë opsioni i vetëm.
Nafta Brent e Londrës për Nëntorin ra me 45 cent në 109.62 dollarë për fuçi, ndërsa një ditë më parë ky benchmark ra me 2.4%, rënia më e madhe ditore që nga 20 Qershori. Ndërsa nafta Bruto amerikane për Tetorin ra me 83 cent në 105.76 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës ka humbur 6.6% të vlerës që nga dita kur preku nivelin më të lartë në 6 muaj, në fillim të Gushtit.

Scan TV, 17.09.2013