Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëme në sektorin e naftës në Siri

Sektorët e naftës, gazit dhe të minierave në Siri kanë pësuar një humbje që i kalon 50 miliardë dollarët, që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011, deklaroi ministri sirian i Energjetikës, cituar nga e përditshmja ”Al-Watan”.

”Sulmet e grupeve terroriste si dhe sulmet ajrore të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër xhihadistëve kanë dëmtuar shumë rëndë infrastrukturën”, pohoi Souleimane Abbas.

Ky raport bën me dije më shumë se dyfishin e numrit të publikuar nga qeveria në qershorin e 2014, ndërsa autoritet siriane kishin njoftuar se industritë e naftës dhe gazit kishin pësuar një humbje prej 21,4 miliardë dollarë.

Prodhimi i naftës në Siri ndodhet në kolaps per shkak të embargos së Perëndimit dhe rënies së zonave naftëmbajtëse në duart e opozitarëce dhe DAESH-it. Para konfliktit, Siria prodhonte më shumë se 380 mijë fuçi në ditë.

Agjencia e lajmeve ekonomia,  29.10.2015