Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i naftës në Siri ra 96%

Prodhimi i naftës në Siri ka rënë 96 për qind që nga fillimi i konfliktit, njoftoi sot ministri sirian i Naftës, ndërkohë që vendi është përfshirë edhe nga sanksionet ndërkombëtare dhe që numri më i madh i puseve ndodhet në duart e rebelëve.

“Kemi kaluar nga 385 000 fuçi në ditë para lufte në 14 mijë fuçi me naftë në ditë tani në kohën e luftës”, deklaroi ministri Suleiman al-Abbas, i cituar nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve, SANA.

”Rritja e sulmeve terroriste kundër infrastrukturës në naftës, sanksionet ndërkombëtare dhe largimi i kompanive të huaja sollën në gjendjen ku jemi sot”, theksoi ai.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 18.02.2014