Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërtimi i “TAP”-it në Shqipëri

Në vend të shpronësimeve “TAP”-i parapëlqen marrjen me qera të tokave ku do të kalojë gazsjellësi. Në një intervistë për Vizion Plus, zyra e “TAP”-it në Baar të Zvicrës, thotë se rruga e fundit që do të ndjekë konsorciumi është blerja e tokës në bazë të ligjit të shpronësimeve. “Shpronësimi është absolutisht hapi i fundit, në rast se midis TAP-it dhe pronarit të tokës nuk mund të arrihet një marrëveshje. “TAP”-i beson fort në dialog dhe në krijimin e marrëdhënieve afatgjata me komunitetet… “TAP”-i do të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur marrëveshje të drejta me pronarët e ndikuar të tokave. Për këtë arsye nuk flasim për “Shpronësim” të tokës, por për procesin e Blerjes dhe qerasë…” Fillimisht “TAP”-i do të identifikojë ngastrat e tokës që do të ndikohen nga gazsjellësi dhe të zotët e pronës. Më pas do të analizohet vlera e pronës në një regjistër. “Ky regjistër i nënshkruar nga pronari i tokës, do të jetë baza për përllogaritjen e ofertës së kompensimit. Kur kjo të jetë përfunduar, TAP-i do t’i paraqesë një ofertë pronarit(ëve) të tokës dhe do të kërkojë, në përfundim, të nënshkruajë kontrata me secilin prej tyre. TAP-i do të shmangë ndërtesat ekzistuese dhe zhvendosjen e njerëzve. Toka e nevojshme për përdorim të përhershëm për instalimet mbi tokë (si për shembull për një stacion kompresori) do të blihet nga pronarët e saj aktualë, ose ajo do të merret në përdorim afatgjatë.” Por si do të veprohet me ata të cilët nuk do të bien dakord? “Ne do të diskutojmë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe të përshtatshme. TAP-i është angazhuar të përdorë shpronësimin vetëm nëse diskutimet në mirëbesim dështojnë.” Konsorcimi thotë se procesi i shpronësimeve do të përfundojë brenda gjashtë muajve të parë të 2014-ës. “TAP”-i nënvizon se do të kthejë përgjigje për çdo banor i cili beson se është trajtuar padrejtësisht. Ndërsa për të këshilluar për rrugën e ankimeve që duhet të ndjekin personat e prekur nga ndërtimi i TAP, është kontraktuar një firmë e cila do të kryejë takime publike gjatë muajve në vijim. Kjo shpjegohet po ashtu dhe në faqen e internetit www.tap-ag.al/ankesa..

TV Vizion Plus, 14.09.2013