Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Frakturimi ne shtresat e naftes shkakton termet

Ne nje koment ne faqen online te Gazetes Shqip, Ing Seiti komenton termetet ne zonen naftembajtese te Patos Marinzes:

“Frakturimi ose sic mund te quhen çarjet hidraulike qe kryen ne shtresat e naftes dhe gazit shkatojne lekundje te tokes ose sic quhen termete. Ky eshte nje problem shume i njohur ne zonat nafte e gaze mbajtese ku perdoret metoda e frkturimit. Zona e Patos- Marinezes eshte me nje ndetim tektonik te zhvilluar dhe per pasoje ne keto tektonika aktivizohen si pasoje e lubrifikimit qe behet nga lengjet e perzjerjet e ndryshme kimike qe futen e presione te larta ne keto shtresa gjeologjike. Pra termetet qe jane verejtur ne kete zone jane pasoje e ketij procesi dhe jo i termeteve te thella sic thuhet ne kete shkrim. Personalishte punoj ne nje zone te tille ne US dhe e njoh shume mire kete problem. Qeveria e shtetit ku kryen keto lloj punimesh ka marre masa konkrete qe kane eleminuar, lekundjet siszmike,dhe ne rastet e demtimeve jane paguar shume te medhe $ nga kompanite per gjegjese. Problem tjeter shqetesues eshte hedhja e sasise se lengjeve qe kthehen nga ri-aktivizimi i shtreses mbas frakturimit. Ato jane helmues dhe shume te rrezikshme per shendetin e njerizeve dhe qenieve te gjalla. Keto probleme shume shqetesues duhen adresuar dhe zgjdhur sic i bejne shtetet qe kujdesen per shendetin e qytetareve dhe pasurite e tyre. Jam i gatshem te ndihmoje teknikishte ne berjen e projektit per zgjidhjene ketij problemi shume serioz dhe urgjent per mbrojtjen e shendetit dhe prones se njerezve qe banojne ne kete rajon.
Me respekt
H.Seiti
Gjefizik/Gjeolog
Ohio, US”

energjia.al, 14.09.2013