Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta brent e Londrës rritet lehtë

Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qendrueshme në sesionin e sotëm, në rreth 111 dollarë për fuçi, pasi humbi rreth 4% të vlerës në dy sesionet e kaluara. Një ditë më parë Presidenti amerikan, Barack Obama tha se do të shqyrtojë propozimin e Rusisë për të shkatërruar armët kimike të Sirisë.

Por la të hapur mundësinë për një sulm ushtarak, nëse diplomacia dështon. Nafta Brent e Londrës për Tetorin u rrit me 32 cent në 111.57 dollarë për fuçi, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 2.5 dollarë. Nafta Bruto amerikane për Tetorin ra me 28 cent në 107.11 dollarë për fuçi. Paqartësitë mbi një sulm të mundshëm në Siri, e rritën çmimin e naftës Brent në 117 dollarë për fuçi javën e kaluar, por pas largimit të këtij shqetësimi tregu është kthyer në nivelet e mëparshme.

TV Scan, 11.09.2013