Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosove: Fjala e Thaçit mbi energjine ne mbledhjen e qeverise

“Përveç marrëveshjes për telekomunikacionin, ne kemi arritur edhe marrëveshjen tjetër, shumë të rëndësishme, për energjinë. Marrëveshja për energjinë përfundimisht i jep fund ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës. Për më tepër, operatori i transmisionit të Serbisë është zotuar që do të njeh ndërkombëtarisht KOSTT-in si operator i vetëm i transmisionit në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë njohje do ta materializojë duke nënshkruajë marrëveshje përkatëse sipas standardeve të Asociacionit të Operatorëve të Transmisionit, Sistemit të Tregut, për Energji Elektrike në Evropë” – tha z.Thaçi. 

“Përveç kësaj, me anë të kësaj marrëveshje, Kosova do të arkëtojë të hyra shtesë, të cilat në të kaluarën nuk ka mundur t’i arkëtojë. Kosova, respektivisht KOSTT-i, mund të arkëtoj të hyra nga energjia e transituar për vendet e treta, meqë me firmosjen e marrëveshjes, KOSTT-i bëhet pjesë e mekanizmit për kooperim ndërmjet operatorëve në nivel evropian. Si rezultat i marrëveshjes do të ketë zvogëlim të çmimeve të importit të energjisë për 19 për qind të vlerës së TVSH-së. Ajo që është shumë e rëndësishme, është se KOSTT me marrjen nën kontroll të nënstacionit të Vallaqit në pjesën veriore, praktikisht vendos kontrollin në tërë sistemin e transmisionit dhe ndërhyrja ilegale e operatorëve serb në pjesën veriore pushon, duke përfshirë kontrollin dispeçerik të hidrocentralit të Ujmanit, dhe importit në linjën 110 kilovat nga Novi Pazari” – potencoi Kryeministri Thaçi.

energjia.al 11.09.2013