Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Metrologjia publikon detajet e abuzuesve me naftën

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë publikoi dje rezultatet e kontrollit te pikave te karburantit. 
Misioni i kësaj drejtorie është në mbrojtje të konsumatorëve dhe në ndihmë të biznesit, nëpërmjet kontrollit metrologjik ligjor të instrumenteve matëse.
Ç’do instrument matës që përdoret në fushën e transaksioneve tregtare (pistoleta e karburantit, peshorja që përdoret në treg, etj), duhet ti nënshtrohet kontrollit periodik ligjor (verifikimit) dhe të përmbajë pullën e verifikimit të DPM-së.
Në zbatim të Ligjit nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë”, neni 20, pika 3 “Personat juridikë dhe fizikë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë, duhet të përdorin instrumenta matës ligjërisht të kontrolluara, në mënyrë që të sigurojnë saktësinë e matjeve. Ata janë përgjegjës për performancën teknike të instrumenteve matës dhe për saktësinë e rezultateve të matjes.”
Objekti i punës së DPM-së është instrumenti matës, pra në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve është pistoleta/dhenësi i karburantit. (Ç’do subjekt tregtar ka në përdorim disa istrumenta matës vetëm në një pikë tregtimi me pakicë)
Verifikimi i këtyre pistoletave/dhënësave të karburantit është ligjërisht i detyrueshëm dhe bëhet me një periodicitet ç’do 6 muaj.
Verifikimi konsiston në kryerjen e matjeve për sasinë që jep ç’do pistoletë karburanti.
Matja: Procesi i sigurimit në rrugë eksperimentale i një apo më shumë vlerave sasiore që mund t’i atribuohen një madhësie në mënyrë të arsyeshme. Një sërë veprimesh që kanë për qëllim përcaktimin e vlerës së një madhësie.
Pulla e verifikimit vendoset në pistoletat e karburantit kur rezultojnë brenda tolerancave ligjore. Pistoletat/dhënësat e karburantit që nuk janë në përdorim bllokohen me vulë.
Procedurat e matjes të përdorura nga DPM janë në përputhje me legjislacionin dhe praktikat europiane të transpozuara në Shqipëri. Në fushën e tregtimit të karburanteve me pakicë pranohet një tolerancë prej +- 0.5% të sasisë së saktë, gjithsesi mesatarja e tolerancës së sasisë së dhënë nga të gjitha pistoletat e të njëjte pike tregtimi karburanti duhet të jetë pranë 0.
Praktikisht, për matjet që kryhen për sasi 20 L karburanti, një pistoletë/dhënës karburanti është brenda tolerancës kur jep në plus deri në 20.1 L ose në minus deri në 19.9 L, por mesatarja e sasisë të dhënë nga të gjitha pistoletat duhet të jetë afërsisht 20 L.
Verifikimi periodik përbën masën parandaluese në përmbushje të misionit të DPM-së, ndërsa Inspektimi për Fushën e Metrologjisë përbën masën ndëshkuese.
Aktiviteti kryesor i Inspektimit Metrologjik është të kryejë inspektime mbi:
• Instrumentet matës në përdorim dhe në treg
• Përdorimi korrekt i njësive të matjes
• Sasia e produkteve të para-paketuara.
Edhe mosdhënia e informacionit dhe e të dhënave të domosdoshme inspektorit metrolog për të kryer inspektimin përbën kundravajtje dhe dënohet me gjobë.
Kur inspektorët metrologë vërtetojnë se subjekti ka shkelur dispozitat e ligjit për metrologjinë, kanë të drejtë të vendosin gjobë dhe të kërkojnë nga subjekti marrjen e masave për ndreqjen e shkeljes, duke vendosur afat për realizimin e saj.
Gjoba e vendosur nga Inspektimi për fushën e metrologjisë, sipas nenit 64 të Ligjit Për metrologjinë shkon:
– Për subjektet e biznesit të vogël nga 30 000 lekë deri në 100 000 lekë dhe për subjektet e biznesit të madh nga 150 000 lekë deri në 750 000 lekë:

Gjatë muajve të fundit Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ndërmorri një aksion të gjërë inspektimi. Rezultatet e këtij inspektimi kanë qënë se 11 % e pistoletave/dhënësave të karburantit ishin jashtë afatit ligio të verifikimit. Kjo nënkupton se subjekti tregtar nuk ka përmbushur detyrimin ligjor të verifikimit ç’do 6-muaj të instrumentit matës për saktësinë e tij, edhe pse instrumenti përkatës mund të japë një sasi karburanti brenda tolerancës ligjore. Për të gjitha këto raste, DPM morri masa duke bërë bllokimin e ketyre pistoletave/dhënësave të karburantit dhe duke lënë afat kohor për realizimin e verifikimit të detyruar.
Rezultati më i rëndësishëm i arritur nga kjo fushatë, ka qenë rritja e kërkesave nga sybjektet për verifikimin metrologjik të instrumenteve matës duke u konformuar me ligjin për metrologjinë.
Në rastet kur afati për verifikim i lënë nga inspektorët nuk është respëktuar, subjekti tregtar është gjobitur për kundravajtje administrative në përputhje me ligjin për metrologjinë.
Në total u mor masa me gjobë për 14 subjekte tregtare, por vetëm 6 prej tyre për përdorim instrumenti matës të pasaktë që jep sasi karburanti me vlerë poshtë tolerancës ligjore. Përveç gjobës, pistoleta/dhënësi jokonform bllokohet nga DPM dhe vetëm pas riparimit dhe verifikimit mund të ripërdoret nga subjekti tregtar. Masa me gjobë merret edhe kur vetëm një pistoletë/dhënës karburanti jep sasi nën tolerancë, megjithëse pistoletat/dhënësat e tjerë në përdorim tek e njëjta pikë tregtare mund të jenë brenda tolerancës ligjore dhe mund të vazhdojnë aktivitetin tregtar normalisht. Në të gjitha këro raste është vendosur gjoba maksimale prej 750 000 lekë për c’do subjekt, pra një vlerë totale prej 10 500 000 lekë (të reja). Ndërkohë 8 subjektet tregtare të tjera janë gjobitur për mos kryerjen e detyrimit ligjor të verifikimit periodik të instrumentave matës, për prishje të vulave dhe shënjave të DPM-së, apo për mosvënie në dispozicion të inspektorëvë të dokumentacionit përkatës.
Në zbatim të nenit 5 të ligjit për metrologjinë, DPM ka bërë publike nëpërmjet mediave konstatimet e inspektimit. Ky saktësim bëhet për të evituar ç’do keqinterpretim të të dhënave të publikuara nga DPM.

Nr

Zona

Arsye e gjobës

Gjoba

1

Komunë e Shkodrës

Nuk ka

istrumenta të verifikuar dhe

 dokumentacion përkatës

750 000 Lek

2

Fier

Subjekti ka dëmtuar vulat e DPM-së

750 000 Lek

3

Rruga Korçë-Bilisht

Subjekti ka dëmtuar vulat e DPM-së

750 000 Lek

4

Tiranë

Subjekti ka ndërhyrë në instrument mates duke prishur shënjat e verifikimit.

750 000 Lek

5

Komunë e Tiranës

Subjekti ka dëmtuar vulat e DPM-së

750 000 Lek

6

Tiranë

Pistoletat japin mangut. Per matje në 20 L japin 180 ml mangut dhe në 50 L japin 350 ml mangut

750 000 Lek

7

Rruga Prenjas-Pogradec

Nuk ka asnje dokument perkates dhe se vulat e kalibrimit nuk ekzistojnë

750 000 Lek

8

Komunë e Kavajës

Tek kontrolli i pistoletave te benzinës rezultati në dy matje 20 L eshte 19.88 L (pra -20 ml për 20 L nga tolerance ligjore) dhe 19.86 L (pra -40 ml për 20 L nga tolerance ligjore)

750 000 Lek

9

Komunë e Kavajës

Nga 20 L të marra, në peshëmatje rezultoi 19.76 L.

750 000 Lek

10

Komunë e Durrësit

Dhënesi i karburantit për 20 L jep sasi karburanti 19.76 L që është jashtë tolerancave ligjore

750 000 Lek

11

Komunë e Kavajës

Matje per 20 L jep sasi karburanti19.73 L.

750 000 Lek

12

Elbasan

Nuk ka asnje

istrument të verifikuar dhe

 dokumentacion përkatës

750 000 Lek

13

Komunë e Tiranës

Në kontrollin e  ushtruar per sasi dhenien, instrumenti mates rezultoi jashte parametrave ligjor te lejuar. Ne 20 L jep -350 ml.

750 000 Lek

14

Lezhë

Nuk ka

istrumenta të verifikuar dhe

 dokumentacion përkatës

750 000 Lek

2. Në lidhje me publikimin e emrave të subjekteve tregtare:

Publikimi i rezultateve të matjeve, në frymën e nenit 5 të ligjit “Për metrologjinë”bëhet në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit.
Së pari – të biznesit vendas për të qënë konform me ligjin.
Se dyti – është një thirje për të gjithë qytetarët për të marrë shërbime metrologjike vetëm nga in strumenta matës të verifikuar dhe për të qënë pjesë aktive e procesit, duke denoncuar shkeljet e konstatura që demtojnë interesat e tyre.
Se treti – për të rritur vetë performancën e strukturave kontrolluese të institucionit.
Ndërkohë, në zbatim tëLigjit nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 9 Parimi i informimit të publikut dhe mbrojtjes së konfidencialitetit:
1. Inspektorati informon publikun për konstatimet dhe masat e marra gjatë procedimit administrativ të inspektimit, nëse kjo është e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave fizikë e juridikë.
2. Informimi, sipas parimit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, bëhet në bazë dhe brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtareapo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë.
Për më tepër, një subjekt tregtar mund të ketë disa pika tregtimi karburanti me pakice, shpesh të shtrira në gjithë territorin e vendit tonë. Secila pike tregtimi me pakice ka në përdorim disa pistoleta/dhënësa karburanti. Gjatë inspektimeve metrologjike në gjithë territorin e vendit ka rezultuar se vetëm 1 ose disa pistoleta/dhënës karburanti në një pike tregtimi me pakicë të jape sasi jashtë tolerancave ligjore, nderkohë që në të gjitha pikat e tjera të tregtimit me pakicë të po të njëjtit subjekt tregtar pistoletat/dhënësat kanë qenë plotësisht konform me ligjin.
Publikimi i emrit të subjektit tregtar që zotëron pikën me pakicë të tregtimit të karburantit ku ndodhet pistoleta/dhënësi jokonform për sasinë, do i shkaktonte këtij subjekti tregtar një dëm në terma imazhi dhe konkurence, jo vetem për piken me pakice konkrete, por për gjithë aktivitetin e tij tregtar në territorin e vendit. Ndërkohë që për pistoletën/dhënësin e karburantit jokonform subjekti dënohet me gjobë. Ndërkohë për dëmin pasuror në gjithë aktivitetin tregtar si rrjedhojë e mungesës së fitimit, subjektit tregtar i lind e drejta e kërkesës së demshpërblimit për dëmin e shkaktuar.
Për më tepër, në momentin e publikimit, pistoleta/dhënësi i karburantit jokonform është bllokuar dhe pika e tregtimit me pakice përkatëse nuk përbën më rrezik për marrje sasi karburanti jashtë tolerancës ligjore nga ana e konsumatorit.
Theksojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka përgatitur dhe dërguar pranë organeve përkatëse amendimet ligjore të nevojshme, që do e mbështesnin në ligj publikimin e emrit të subjektit tregtar si një denim shtesë.
Gjithashtu, theksojmë se kemi vënë në dispozicion të organit të akuzës sapo është kërkuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të vlerësohet nëse ndonjë nga jokonformitetet e konstatuara nga ana e DPM-së përmbajnë elementë të veprës penale.

energjia.al 11.09.2013