Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI bie për të dytën ditë radhazi; Brent tregtohet në 112.61 dollarë për fuci

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI ra për të dytën ditë radhazi, pasi SHBA tha se oferta e Rusisë për të detyruar Sirinë që të dorëzojnë armët e veta kimike mund të shmangë sulmin, duke ‘zbehur’ spekulimet se konflikti do të kërcënojë eksportet e naftës së Lindjes së Mesme.
WTI për dorëzimet e tetorit ra gati 1.32 dollarë në 108.20 dollarë për fuçi në bursën e New York dhe ishte në 108.47 dollarë. Kontrata ra në 109.52 dollarë dje, duke rënë nga mbyllja më e lartë në më shumë se dy vjet. Vëllimi i të gjitha kontratave të tregtuara të së ardhmes ishte rreth 8 për qind nën mesataren 100-ditore.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e tetorit ra gati 1.11dollarë, ose 1 për qind në 112.61 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 4.32 dollarë. Raporti ishte 4.20 dollarë dje, diferenca më e ngushtë që nga 19 gushti.

Revista Monitor, 10.09.2013