Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Çmimi i benzinës rritet për 1.5 , dizeli për 2.5 denarë

Çmimet me pakicë të benzinës prej sonte në mesnatë rriten për 1,5 denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë për litër.
Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 83,50 denarë, e Eurosuperit BS-98 do të arrijë 85 denarë, ndërsa i Eurodiselit 73 denarë.

Çmimi me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri rritet për tre denarë dhe do të arrijë 62 denarë për litër. Rritet edhe çmimi i mazutit i cili do të shitet për 42. 774 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditore arrinte 115,3 dollarë për barel dhe është për 3,9 për qind më i lartë se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar 14-ditore arrinte 46,3 denarë për dollar dhe është për 0,59 për qind më i lartë nga kursi i dollarit sipas të cilit u formuan çmimet.

TV Alsat-M, 10.09.2013