Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI tregtohet afër nivelit më të ulët në javë; Brent tregtohet në 115.16 dollar për fuci

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua afër çmimit më të ulët në më shumë se një javë, teksa SHBAvlerësonte sulmet e kufizuara ushtarake në Siri, duke ‘zbutur’ shqetësimin se konflikti do të përhapet dhe do të ndërpresë furnizimet e naftës së Lindjes së Mesme.
WTI për dorëzimet e tetorit ishte në 107.55 dollarë për fuçi në bursën e New York, duke u rritur 32 cent. Kontrata ra 1.2 për qind në 107.23 dollarë dje, rënia më e madhe që nga 20 gushti dhe dorëzimi me cmim më të ulët ulët që nga 26 gushti. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 61 për qind nën mesataren 100-ditore.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e tetorit ishte 25 cent më e lartë në 115.16 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 7.62 dollarë, nga 7.68 dollarë që shënonte dje.

Revista Monitor, 05.09.2013