Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI ‘luhatet’; Brent tregtohet në 115.66 dollarë për fuci

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u luhat teksa Presidenti Barack Obama fitoi mbështetjen e dy ligjvënësve të opozitës për një sulm ushtarak në Siri, duke përforcuar shqetësim se furnizimi me naftë nga Lindja e Mesme mund të ndërpritet nëse konflikti zgjerohet.

për dorëzimet e tetorit ishte në 108.07 dollarë për fuçi në bursën e New York, duke rënë 47 cent. Kontrata u rrit 89 cent nga 30 gushti për tu mbyllur në gati 108.54 dollarë dje. Bursa u mbyll në 2 shtator për festën e Labor Day (Ditës së Punës). Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 41 për qind nën mesataren 100-ditore.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet tetorit ra 2 cent në 115.66 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent nda WTI ishte në një prim prej 7.59 dollarë, nga7.14 dollarë që shënonte dje.

Revista Monitor, 04.09.2013