Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI ra për të tretën ditë radhazi; Brent tregtohet në 112.20 dollarë për fuci

Treguesi refrencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI ra për të tretën ditë pasi Presidenti Barak Obama tha se ai do të kërkojë autorizim nga Kongresi përpara se të urdhërojë veprime ushtarake kundër Sirisë, duke ‘zbutur’ shqetësimin se një grevë e mundshme do të ndërpresë eksportet e naftës së Lindjes së Mesme.

WTI për dorëzimet e tetorit ra gati 3.44 dollarë në 104.21 dollarë për fuçi në bursën e New York dhe ishte në 106.03 dollarë. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 78 për qind më shumë se mesatarja 100-ditore. Kontrata u rrit 1.2 për qind javën e kaluar dhe 2.5 për qind në muajin gusht, fitimi i tretë mujor.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e tetorit ra gati 1.81dollarë, ose 1.6 për qind në 112.20 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 6.77 dollarë, nga 6.36 dollarë që ishte në 30 gusht.

Revista monitor, 02.09.2013