Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumania do të ndërtojë naftësjellësin në Moldova

Rumania do të fillojë ndërtimin e naftësjellësit të parë të saj të gazit natyror në Moldavinë fqinjë, një hap ky i cili ka të ngjarë të zvogëlojë dominimin e energjisë ruse në vend.

Rumania dhe Moldavia nënshkruan një kontratë për ndërtimin e një tubacioni të gazit natyror që lidh të dy vendet, një projekt që do të ulë çmimet në kompaninë ruse “Gazprom” dhe do të sfidojë kontrollin e Moskës në Moldavi, kanë sugjeruar ekspertët.
Ndërtimi, i cili pritet të zgjasë 17 muaj, do të kushtojë rreth 26.4 milion euro, prej të cilave 7 milionë euro janë kontribut financiar i Bashkimit Europian.
Tubacioni do të ketë një kapacitet vjetor prej 1.5 miliardë metrash kub gaz, ekuivalenti i rreth 15 për qind të nevojave vjetore të Moldavisë.
“Për Moldavinë, kjo do të jetë një ‘dorë’ e mirë energjie, edhe pse është vetëm një tubacion i vogël. Rëndësia e tij qëndron në faktin se do të ndihmojë Moldavinë të fitojë qasje në burimet alternative të gazit dhe të mos varet më vetëm nga një furnizues gazi, i cili është ‘Gazprom’ i Rusisë”, deklaroi analisti ekonomik Ilie Sebanescu.
Zyrtarisht, ndërtimi është planifikuar të fillojë simbolikisht më 27 gusht, dita që Moldavia feston pavarësinë e saj.
Moldavia ka qenë pjesë e Rumanisë përpara se Bashkimi Sovjetik ta aneksonte atë në Luftën e Dytë Botërore. Përpara Luftës së Parë Botërore, ai ishte pjesë e Rusisë cariste.
Një vend pa dalje në det që shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës, shumica e njerëzve flasin gjuhën rumune, edhe pse Kushtetuta e vendit e quan gjuhën moldovan. Gjithashtu flitet edhe rusisht.
Rusia dhe vendi fqinj anëtar i BE-së, Rumania, luftojnë për ndikim në Moldavi, ku reformat janë të nevojshme për t’i dhënë fund korrupsionit dhe depolitizimit të institucioneve kyçe si gjyqësori dhe policia.
Rumania ka rezerva të mjaftueshme të gazit për të siguruar konsumin e brendshëm të tij gjatë 15 viteve të ardhshme. Vendi prodhon rreth 13 miliardë metra kub gaz në vit, që përbëjnë rreth 60 për qind të nevojave të saj vjetore. Ajo importon pjesën e mbetur ekskluzivisht nga Rusia.
Bukureshti gjithashtu kërkon të reduktojë varësinë e tij nga energjia ruse, kryesisht duke diversifikuar rrugët e furnizimit me gaz dhe duke shfrytëzuar burimeve e saj të Detit të Zi.

Revista Monitor, 01.09.2013