Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ le qytetaret pa internet

Qindra familje ne kryeqytet mbeten pa internet. Shkak është bere aksioni i CEZ për shkëputjen e linjave te kompanive private qe furnizojnë me internet abonentët kryeqytetas. Rreth orës 10:00 te mëngjesit, ne zonën pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” punonjës te CEZ dhe kreu i kësaj kompanie Sait Dollapi, kane prere te gjitha linjat e internetit, duke ndëshkuar qytetaret e Tiranës. Jashtë kamares drejtues te CEZ, deklarojnë se aksioni për heqjen e linjave te internetit nga shtyllat e energjisë elektrike do te shtrihet ne gjithë Tiranën. Por ky është problemi i vetëm dhe i mbetur i kompanisë CEZ? Kur shqiptaret kane dhjetëra probleme me energjinë elektrike, faturat e larta dhe vjedhjet ne rrjet, CEZ i ndëshkon duke iu ndërprere edhe internetin. Te shqetësuar dhe njëherësh te habitur nga aksioni i CEZ, abonentët tregojnë se t’i ndërpresësh sot internetin një familje, është njësoj si te mos i furnizosh me ujë apo energji elektrike. CEZ nxiton te veproje, duke ndëshkuar edhe kompanitë e shërbimit te internetit te cilave iu ka shkaktuar dëme te konsiderueshme e jo vetëm financiare. Deri sot pushteti vendor dhe ai qendror, nuk kane krijuar standardet e duhura ne infrastrukture qe kompanitë private te ofrojnë internetin ashtu si ne çdo vend tjetër. Nëse zonat e kryeqytetit, do te ishin si Rruga e Dibrës, ku me rikonstruksionin e saj u shtrinë nëntoke edhe linjat e internetit, sot qindra banore te lagjeve te tjera te Tiranës nuk do te mbeteshin pa internet. Me shume se sa show i aksioneve drastike te CEZ, sot nevojiten politika dhe standarde për t’i ofruar kompanive kushtet e duhura për biznes. Ne mungese te tyre dhe sigurisht për te mos dëmtuar qytetaret, CEZ, Bashkia e Tiranës dhe kompanitë e shërbimit te internetit, duhet te gjejnë zgjidhje ne favor te abonentëve te cilët janë ndëshkuar padrejtësisht.

Vizion Plus, 01.09.2013