Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TPP “Kosova e Re”, barrë e Qeverisë së re

Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se Qeveria e tanishme nuk do të mund të realizojë fare projektin e termocentralit “Kosova e Re”. E tërë barra e realizimit, sipas tyre, do t’i mbetet Qeverisë së re, që pritet të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014
Vonesat e paarsyeshme, gati 10-vjeçare, të të gjitha qeverive të Kosovës pas lufte, kanë bërë që realizimi i projektit të termocentralit “Kosova e Re” të mbetet shumë mbrapa në arritjen e objektivave, duke rrezikuar madje që edhe të mos realizohet fare. Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se Qeveria e tanishme nuk do të mund që të realizojë fare projektin e termocentralit “Kosova e Re”. E tërë barra e realizimit, sipas tyre, do t’i mbetet Qeverisë së re, që pritet të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014. Ndërkaq, përfaqësues nga shoqëria civile dhe Lëvizja ekologjike e vendit i kanë akuzuar të gjitha qeveritë Kosovës se kanë probleme të mëdha me transparencën në projektin e termocentralit “Kosova e Re”, duke fshehur të vërtetën nga opinioni kosovar…(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

Gazeta Kosova Sot, 02.09.2013