Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hec-e shkatërruese, devijonë rrjedhjen natyrore të ujit

Hidrocentralet e vogla të cilat ndërtohen duke devijuar rrjedhën natyrore të ujit, janë shumë të dëmshme për mjedisin ku ata ngrohen. Sipas Arben Pambukut, drejtor i hidrogjeologjisë, në shërbimin gjeologjik shqiptar, këto lloj hidrocentralesh të cilat në themel të tyre kanë hapjen e tuneleve apo futjen e ujit nëpër tubacione, e zhdukin totalisht biodiversitetin e zonës.

“Çdo hidrocentral i cili fut ujë në një rrjedhje ujore apo lumë burim e zhduk atë përrua apo rrjedhje ujore. Çdo hidrocentral që hap një tunel dhe e shmangë rrjedhjen nga shtrati i vet natyral kuptohet lehtësishtë që zhdukë të gjithë diversitetin nga segmenti në të cilën ai ka ndërprerje në rrjedhjen ujore natyrale”. tha Arben Pambuku-drejtor i hidrogjeologjisë.

Ekspertët deklarojnë gjithashtu se mbi bazën e gjithë këtij procesi shumë të rëndësishëm, siç është ai i ndërtimit të qindra hidorcentraleve të vogla, duhet të qëndrojë zbatimi rigoroz i ligjit.
“Mendojë që oponenca mjedisore ekspertiza mjedisore duhet të jetë jashtëzakonishtë cilësore dhe mbi të gjitha të bazohet në ligj dhe në respektë të tij” tha Arben Pambuku-drejtor i hidrogjeologjisë.

Qeveria shqiptare gjatë 4 viteve të fundit e ka patur si prioritet të saj dhënien e liçesave për ndërtimin e hidrocentraleve. Thuajse në çdo burim natyror shqiptar është dhënë një leje për ndërtimin e një hidrocentrali. Por në mjaft ratse, banorët e zonave ku do të ngrihen këto vepra, i kanë kundërshtuar projektet me argumentin se dëmtojnë tokat dhe të mbjellat me devijimin e rrjedhës së ujit.

Albanian Screen, 01.09.2013