Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Publikohet marreveshja per 9 zonat e naftes & gazit qe ikin nga Albpetrol

VENDIM Nr. 699, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE, NDËRMJET “ALBPETROL” SHA DHE “PHOENIX PETROLEUM” SHA, PËR ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË VENDBURIMET E NAFTËS AMONICË, DRASHOVICË E PEKISHT-MURRIZ, SI DHE VENDBURIMET E GAZIT PANAJA, FRAKULL, POVELÇË, DIVJAKË, BALLAJ-KRYEVIDH DHE FINIQ-KRANE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13 të ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e marrëveshjeve hidrokarbure, ndërmjet “Albpetrol” sh.a. dhe “PHOENIX Petroleum” sh.a., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi, përkatësisht për:
a) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Amonicë;
b) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Drashovicë;
c) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Pekisht-Murriz;
ç) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Panaja;
d) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Frakull;
dh) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Povelçë;
e) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Divjakë;
ë) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror BallajKryevidh;
f) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Finiq-Krane.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

energjia.al, 28.08.2013