Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mashtrim me sasinë e karburantit

Drejtoria e Metrologjisë ka gjobitur me një vlerë totale prej 10.5 milionë lekësh 14 subjekte, pasi është konstatuar se kanë mashtruar me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve.

‘Subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë. Në përputhje me legjislacionin për metrologjinë u mbajt akt-kontrolli përkatës, u bë plumbosja e pistoletave dhe u morën masa me gjobë me një vlerë totale 10 500 000 lekë për 14 subjekte nga të cilat 5 në Tiranë, 4 në Kavajë, 2 në Shkodër, 1 në Elbasan, 1 në Përrenjas, 1 në Bilisht, 1 në Fier’, tha Kozeta Mesiti, Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Metrologjisë.

Por kjo Drejtori nuk bën publike emrat e subjekteve, pasi sic sqaron drejtoresha Mesiti informimi bëhet brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave për veprimtarinë tregtare të subjektit.

‘Dëshiroj të theksoj se në punën tonë qëllimi nuk mund të jetë dëmtimi i biznesit por nga ana tjetër nuk mund të mos mbrojmë ne mënyrë të vendosur të drejtat e qytetarit përballë çdo abuzimi të mundshëm,’ tha Mesiti.

Pas kontrollit të 801 instrumentave dhënës karburanti, 93 prej tyre rezultuan jashtë afateve ligjore të kontrollit metrologjik, raste për të cilat u mor masa e bllokimit duke lënë afat kohor për realizimin e verifikimit të detyruar.

Top Channel, 27.08.2013