Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta: WTI rritet për të tretën ditë; Brent tregtohet me 111.68 USD

Nafta referencë amerikane , West Texas Intermediate, (WTI) u rrit për të tretën ditë si rrjedhojë e spekulimeve se Rezervat Federale do të ruajnë stimujt ekonomikë çka do të rrisë perspektivën e kërkesës në SHBA, përdoruesin më të madh të naftës në botë.

WTI për dorëzimet e tetorit u rrit me 95 cent në 107.37 dollarë për fuçi. Çmimet janë rritur 16% në 2013.

Treguesi referencë i naftës evropiane, Brent, për dorëzimet e tetorit përparoi 64 cent në 111.68 dollarë për fuçi. Diferenca mes dy treguesve ishte 4.62 USD në favor të Brent.

Revista Monitor, 26.08.2013