Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Për energjinë e erës në Kosovë – 240 milionë euro

Christoph Kapp, shef ekzekutiv i kompanisë NEK Umwelttechnik AG nga Zvicra në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, njofton për investimet që kjo kompani planifikon t’i bëjë në ngritjen e tri parqeve për prodhimin e energjisë së pastër me turbinat e erës në Zatriq, Budakvë dhe Qyqavicë. Ai thotë se projekti do të realizohet brenda tre vitesh dhe do të kushtojë nga 210 deri në 240 milionë euro, që është investimi më i madh i huaj deri më tani në Kosovë.

Radio Kosova: Po punoni për ngritjen e tre parqeve për prodhimin e energjisë së erës në Kosovës. Çfarë mund të thoni më shumë?

Christoph Kapp: “NEK Umwelttechnik AG, Zürich” nga Zvicra, ka filluar në Kosovës që nga viti 2008 zhvillimin e projekteve për përfitimin e energjisë nga era. Duke qenë se në Kosovë nuk ka pasur matje lidhur me të dhënat për zonat ku fryn era dhe fuqia e intensitetit të erës është më e madhe, kompania është dashur që në vende të caktuara të realizojë matjet e fuqisë së erës, të cilat kanë zgjatur më shumë se një vit. Pastaj kompania ka përpunuar të dhënët në një Atlas të erës për rajonin e Kosovës, ku është mbuluar pjesa më e madhe e territorit të Republikës së Kosovës, në të cilat janë piketuar vendet ku frynë era më e madhe. Pastaj kompania ka vendosur të përcaktojë pikën e parë ku do të ngrite parku i parë i turbinave që prodhojnë energji me erë e ky do të jetë bjeshka e Zatriqit, komuna e Rahovecit.

Radio Kosova: Mund të na thoni disa hollësi si do të duket ky park i projektit për energjinë e erës në Zatriq. Sa turbine të erës do të vendosen atje?

Christoph Kapp: Projekti për parkun e energjisë së erës në Zatriq do të përbëhet nga 15 turbina, përkatësisht mullinj të erës që prodhojnë energji elektrike, me ç’ rast secila turbinë do të prodhojë nga 3.0 MW energji elektrike. Lartësia e turbinave do të jetë 100 m. Në total parku i turbinave të erës në Zatriq do të prodhojë 45 MW energji elektrike. Tashmë kemi parashtruar kërkesën tonë tek ERO (Energy Regulatory Office) në Prishtinë për fillimin e punëve në Zatriq. Ndërkohë, projekti ka marrë licencën provizore nga ERO (shihni këtu Webfaqen e ERO nën këtë link www.ero-ks.org). Gjithashtu tashmë kemi bërë kërkesën për lidhjen e parkut të turbinave të erës me rrjetin energjetik të Kosovës dhe aktualisht jemi në përmbyllje të bisedimeve me KOST- in. Besojmë se në muajt e ardhshëm do të marrim të gjitha lejet e nevojshme në mënyrë që në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm të fillojmë punimet në Zatriq. Pasi kemi bërë studimet në parkun e Zatriqit, ku do të fillojmë me realizimin e projekti, kemi lancuar edhe një projekt tjetër – atë të Budakovës në komunën e Suharekës

Radio Kosova: Çfarë mund të thoni për parkun e energjisë së erës që planifikoni të ngrisni në Budakovë?

Christoph Kapp: Siç e thash, parku për prodhimin energjisë me erë në Budakovë është në komunë e Suharekës. Atje gjithashtu për vite të tëra kemi realizuar matjet e intensitetit të erës dhe kemi zhvilluar një projekt me të cilin kemi planifikuar vendosjen e 16 turbinave, ku si në rastin e Zatriqit, secila prej turbinave do të prodhojë 3.0 MW- energji elektrike që në total i bie 48 MW, ndërsa edhe për këtë projekt kemi marrë licencën provizore nga autoriteti rregullues ERO. Zhvillimi i këtij parku të energjisë me erë është më i lehtë pas ai i Zatriqit. Po presim që lejen për fillimin e punimeve ta marrim në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që ndërtimi parakut në Budakovës të fillojë në vitin 2015

Radio Kosova: Keni folur për tri projekte të tilla. Cili është projekti i tretë?

Christoph Kapp: Pas realizimit të punëve dhe planeve për dy projekte e përmendura, kemi vendosur edhe realizmin e projekti të tretë – atë në Qyqavicës, në Komunën e Vushtrrisë. Ky projekt i tretë është në zhvillim e sipër dhe matjet e kryera tregojnë se është një vend shumë i përshtatshëm për ngritjen e një parku të tretë të energjisë së erës. Në Qyqavicë planifikojmë vendosjen e 17 turbinave nga 3.0 MW, kështu që në total ky projekt do të prodhojë 51 MW energji elektrike. Parku e energjisë së erës në Qyqavicë kemi planifikuar ta ndërtojmë në vitet 2015/2016.

Radio Kosova: Kush qëndron prapa projektit: Është NEK (Ghana) Ltd ,oder Eolica Dobrogea AG apo NEK Umwelttechnik AG, Zürich?

Christoph Kapp: Ingjiniering dhe i tërë zhvillimi i projektit është bërë nga kompania zvicerane NEK Umwelttechnik AG, Zürich. Në Prishtinë tashmë kemi themeluar edhe Degën tonë: “NEK Umwelttechnik AG” dega në Kosovë. Aty po bëjmë punët lokale, ndërsa të drejtat e projektit janë në pronësi të SPV’s (special purpose vehicles), që do të thotë se:

“Upwind International I GmbH”, Pfäffikon, Zvicër, është pronar i parkut të erës Zatriq.

“Upwind International II GmbH”, Pfäffikon, Zvicër, është pronar i parkut të erës në Budakovë dhe

“Upwind International III GmbH”, Pfäffikon, Zvicër është pronar i parkut të erës në Qyqavicë.

Të gjitha planet për Parqet e energjisë së erës të realizuara nga “NEK Umwelttechnik AG” janë autorizuar nga kompania Upwind.

Radio Kosova: Sa kohë kërkon ndërtimi i një parku për prodhimin e energjisë elektrike me turbinat e erës?

Christoph Kapp: Punimet për ndërtimin e një parku marrin së paku 12 muaj, pro kjo varet shumë edhe nga kushte atmosferike. Në dimër p.sh. në vendet me lartësi mbidetare mbi 1000 metra, kryerja e punimeve është më e vështirë për shkak të ftohtit që mbretëron

Radio Kosova: Zoti Kapp sa kushtojë këto projekte?

Christoph Kapp: Të tri projektet?

Radio Kosova: Po!

Christoph Kapp: Të tri projekte kushtojnë përafërsisht nga 210 deri në 240 milion euro.

Radio Kosova: Kjo i bie që është investimi me i madh i huaj deri më tani në Kosova

Christoph Kapp: Korrekt.

Radio Kosova: Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Christoph Kapp: Kosova ka problem me furnizimin e energjisë elektrike dhe problemin tjetër është se 98 e energjisë përfitohet nga linjit në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, gjë që ndot ambientin jashtë standardeve evropiane. Kosova ka nevojë të përfitojë energji të pastër nga burime të ripërtritshme që nuk e ndotin ambientin. Këtu ne do të japin kontributin tonë me këto tre projekt me të cilat do të prodhohen 150 MW energji elektrike e pastër që nuk do ta ndot ambientin e Kosovës.

Gazeta Koha Ditore, 23.08.2013