Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtinës i dështon debati publik për ngrohje

Asnjë qytetar apo përfaqësues i shoqërisë civile nuk mori pjesë të mërkurën në debatin lidhur me projektin e koogjenerimit. Debati i organizuar nga komuna e Prishtinës, dështoi. Projekti i Koogjenerimit parasheh lidhjen e Ngrohtores së qytetit të Prishtinës përmes tubacioneve me termocentralin Kosova B nga i cili do të sigurohet uji për ngrohje.

Organizatorët kishin paraparë që bashkë me përfituesit final, në këtë rast me ata që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së qytetit, të diskutojnë më detajisht rrugën kah do të shtrihen tubacionet.
Për ndërtimin e këtij projekti është përfshirë shpronësimi janë shpronësuar 17 prona nga Zona Shkabaj dhe 66 prona nga Prishtina.

“Më herët kanë qenë të shpronësuara tokat për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Milloshevë, prandaj kjo pjesë është e lirë dhe mund të vendosen pa problem tubacionet”, ka konfirmuar udhëheqësi i divizionit juridik nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Afrim Murati … (më gjerësisht në gazetën Tribuna).

Gazeta Tribuna, 22.08.2013