Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Japoni, rikthehet kriza bërthamore në Fukushima

Centrali berthamore i Fukushimes, vendi ku kater prej gjashte reaktoreve u demtuan rende pas termetit dhe tsunamit shkaterrimtar te ndodhur ne mars 2011

Gjendja e rrjedhjeve bërthamore në centralin e dëmtuar të Fukushimës është shumë më e keqe nga sa u mendua fillimisht, tha për “BBC” një ekspert i fushës.

Mycle Shneider, një këshilltar i pavarur mbi teknologjinë nukleare ka shërbyer më parë si ekspert në qeverinë franceze dhe atë gjermane.

Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve japoneze, uji me mbetje radioaktive është duke rrjedhur nga të gjitha anët dhe duke u derdhur çdo ditë në det.

Ai shtoi se ndërsa nuk ka ende të dhëna të qarta mbi radioaktivitetin në zonë, mbetet i sigurt që niveli është disa herë më i lartë se norma maksimale e lejuar.

Ndërkohë, presidenti i Autoritetit Bërthamor Japonez, pranoi për herë të parë se “ekziston frika e ekzistencës së rrjedhjeve të mëtejshme”.

Që prej shkatërrimit të ndodhur dy vjet më parë, ka pasur disa raste rrjedhjesh shqetësuese nga Fukushima, ndërsa operatori i centralit, “Tepco”, është kritikuar rëndë për mungesën e transparencës në lidhje me gjendjen në reaktorë.

Gjatë korrikut, për herë të parë, “Tepco” pranoi se një barrierë e nëndheshme ishte dëmtuar dhe se kishte pasur rrjedhje në det, por theksoi se ishte duke punuar për ndreqjen e problemit, ndërsa theksoi se diçka e tillë nuk do të përsëritej sërish.

Top Channel, 22.08.2013