Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ideja e Pacollit për “ringjalljen” e Trepçës

Modelet e prezantuara nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli për ristrukturimin e gjigantit metalurgjik Trepça duket se kanë mbetur të vetmet për t’u marrë parasysh nga qeveria. Ata që ishin prezentë në diskutimet e para një muaji për këtë çështje nuk i kanë depozituar me shkrim propozimet e tyre. Pacolli konfirmon se në adresë të zyrës së tij nuk ka shkuar asnjë ide se si do të duhej të veprohet me Trepçën. Përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nuk japin arsye për faktin se përse nuk i janë përgjigjur ftesës së Pacollit për të dhënë propozime rreth Trepçës. Ata nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me këtë çështje. Megjithatë, mësohet se Oda Ekonomike Gjermane është duke përgatitur një studim sa i përket kësaj ndërmarrjeje. Deri më tani, sipas numrit dy të ekzekutivit, ka pasur nga ata që i kanë dhënë mbështetje idesë, por ka pasur edhe kritika që në të shumtën e rasteve kanë qenë të pabazuara.

Revista Monitor, 21.08.2013