Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI rritet për të pestën ditë radhazi; Brent tregtohet në 110.62 dollarë për fuci

Treguesi referencë për naftën e pëprpunuar amerikane, WTI u rrit për ditën e pestë teksa dhuna e përkeqësuar në Egjipt përhapi shqetësimin mbi furnizimet e naftës së papërpunuar të Lindjes së Mesme dhe rezervat e naftës së papërpunuar amerikane ranë për javën e dytë radhazi.

WTI për dorëzimin e shtatorit fitoi gati 48 cent në 107.33 dollarë fuçi në bursën e New York dhe ishte në 107.30 dollarë për fuçi. Ai u mbyll në 106.85 dollarë dje, shifra më e lartë që nga 2 gushti. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 15 për qind nën mesataren 100-ditore. Çmimet kanë përparuar 17 për qind këtë vit.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimin e shtatorit, i cili përfundon sot, u rrit gati 42 cent, ose 0.4 për qind në 110.62 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Kontrata më active e tetorit arriti deri 42 cent në 109.24 dollarë. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 3.31dollarë. Raporti ishte 3.35 dollarë dje, digerenca më e gjerë që nga 30 korriku.

Revista Monitor, 15.08.2013