Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS-i po rrezikon jetën e qytetarëve

Komuna e Vushtrrisë përmes nj shkrese iu është drejtuar KEDS-it, nga i cili kërkon që të ngritën telat e rrymës që janë të vendosur nëpër shtyllat elektrike. Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Sami Istrefi, tha për Veriu.info se KEDS-i është duke e rrezikuar jetën e qytetarëve të Vushtrrisë.

“Është hera e dytë që ne si Komunë kërkojmë që të ngritën telat. Kërkesën e parë e kemi bërë para gjashtë muajsh, mirëpo duke parë situatën në terren pas djegieve të fundit, kemi vendosur që prapë t’i drejtohemi KEDS-it, por edhe IPKO-s dhe Kujtesës sepse edhe këto dy kompani nuk i kanë të vendosur telat nën standardin e përcaktuar”, thotë Istrefi, duke treguar se kjo gjendje është në të gjitha lagjet e qytetit.

“Si pasojë e kësaj gjendje të keqe të rrjetit, është duke u rrezikuar siguria dhe jeta e qytetarëve të Vushtrrisë. Shembujt më të këqij janë në rrugët ‘Bahri Kuqi’, ‘Lumni Surdulli’, si dhe fshatrat Tërllabuq, Shallc, Bukosh, Oshlan, etj.”, thekson ai.

“Ne si komunë, përkatësisht DSHP, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore që ta mbrojmë jetën e qytetarëve, duke nxjerrë vendime për mënjanimin e kësaj dukurie. Këto vendime pikësëpari do të konsistojnë në gjoba ndaj këtyre kompanive, por nuk do të ndalemi vetëm në to”, ka thënë drejtori Istrefi.

Veriu.info ka kontraktuar me Vesel Kurtin, zyrtar i KEDS-it për rajonin e Mitrovicës, i cili ka thënë se është e vërtetë që në një pjesë të Vushtrrisë lartësia e telave nuk është sipas standardeve, mirëpo sipas tij ka edhe pjesë të tjera ku telat e rrymës janë të vendosur në nivelin e duhur. I pyetur se a është shkaktuar djegia e një autobusi në Vushtrri me 2 gusht si pasojë e vendosjes së telave të rrymës nën nivelin e paraparë, Kurti nuk është përgjigjur duke thënë që nuk është i njoftuar me detajet e rastit.

Banorë të qytetit të Vushtrrisë kanë treguar se në shumë raste kur kamionët hyjnë në lagjet e tyre atëherë me mjete të ndryshme duhet t’i ngritin telat e rrymës, sepse kalimi i automjete të mëdha nuk është i mundshëm. Kjo shihet edhe nga fotot publikuara.

Portali Telegrafi, 16.08.2013