Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pikat e karburanteve shmangin miliona euro tatim

Zvarritja e procesit të fiskalizimit të pikave të shitjes së karburanteve ka bërë që tërthorazi të stimulohet dhe të vazhdohet me evazionin fiskal me karburante të naftës. 
Një nga afatet e ATK-së për fiskalizimin e pikave të shitjes së derivateve ishte dhënë më 28 shkurt të këtij viti, por duket se zvarritja e procesit të fiskalizimit të pikave të shitjes së karburanteve ka bërë që tërthorazi të stimulohet e të vazhdohet me evazionin fiskal me karburante të naftës. ATK-ja e ka nisur aksionin katër vjet më parë për fiskalizimin e bizneseve, por ky aksion nuk është përmbyllur as sot e kësaj dite. Sipas të dhënave të ATK-së, mbi 100 biznese, në pikat e shumta shitëse të karburanteve, nuk janë pajisur me arka fiskale. Edhe pse ato janë një nga bizneset më fitimprurëse në vend, të hyrat e tyre nuk regjistrohen përmes pajisjeve fiskale…(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

Gazeta Kosova Sot, 11.08.2013