Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dollapi vazhdon grabitjen e qytetarëve, mbi 2700 ankesa në CEZ për mbifaturim

Shqiptarët vijojnë të kenë probleme në furnizimin me energji elektrike, edhe pas largimit të çekëve nga sistemi i shpërndarjes së energjisë. Sipas informacionit të paraqitur pranë ERE nga kompania CEZ Shpërndarje, gjatë periudhës Janar 2012-Maj 2013 janë regjistruar në total 23.166 ankesa, ndër të cilat janë trajtuar pak më shumë se gjysma, pra 12.210 raste. Ankesat e qytetarëve kanë të bëjnë kryesisht me mbifaturimin, dëmin ekonomik, etj. Në raportin e kontrollit të ERE, mësohet se gjatë periudhës Janar-Maj 2013 janë regjistruar në total 4389 ankesa, ndër të cilat janë trajtuar 739 raste. Në këtë raportim janë përfshirë si ankesat për mbifaturime të vitit 2012 (por të ankimuara gjatë vitit 2013) si dhe ankesat për mbifaturim të vitit 2013. Në total mësohet se janë regjistruar 2731 ankesa për mbifaturim të muajve (Janar –Maj 2013) ndër të cilat janë zgjidhur 412 raste. Për ERE, problematike është paraqitur situata e cila ka të bëjë me ndërrimin e matësve, të cilët janë jashtë kushtit teknik, brenda afateve të caktuara. Mosrespektimi i këtyre afateve ka sjellë ngarkimin e konsumatorëve me energji të faturuar për “matje jashtë kushteve teknike”, faturim i cili nuk është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi. Kjo pasi në Kontratën e re për Furnizimin me Energji Elektrike për Klientët Familjarë dhe Jofamiljarë, ne Nenin 8, pika 2, citohet se “nëse furnizuesi nuk respekton afatin 30 ditor për vendosjen e matësit të rregullt, atëherë përgjegjësia është e furnizuesit dhe faturimi për ditët pa matje tej këtij afati, do të jetë zero”. Sipas CEZ, në raportin progresiv të ankesë/kërkesave është e pamundur të identifikohen vetëm rastet e faturimeve të kryera në rastet e mosfunsksionimit të aparatit matës. Të gjitha keqfaturimet, mbifaturimet, nënfaturimet, afrofetë si dhe faturimet e kryera në rastet e mosfunksionimit të aparatit matës janë të përfshira në kodin A01(Ankesa për faturimin). Në mungesë të pagesës nga klienti të faturës brenda 30 ditëve nga kalimi i afatit të caktuar për pagesë sipas neneve 9.1 dhe 10, furnizuesit i lind e drejta që të bëjë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të klientit, pasi e ka lajmëruar me shkrim këtë të fundit 48 orë përpara. Furnizuesi është i detyruar që të bëjë rilidhje brenda 48 orësh nga kryerja e pagesës nga klienti. Sipas CEZ, nga ana e drejtorive rajonale i është dhënë prioritet kërkesave për rilidhje, duke i kryer rilidhjet në kohë. Në total për periudhën Janar 2012 –Maj 2013 janë regjistruar 10.234 kërkesa, ndër të cilat janë rilidhur brenda afatit 48 orë 2879 kërkesa vetëm për periudhën Janar 2013-Maj 2013.

Dëmi ekonomik

Lidhur me këtë tregues CEZ përcakton se për periudhën Janar 2011-Maj 2013 janë regjistruar në total 11074 ankesa për dëm ekonomik, ndër të cilat janë trajtuar 8826 raste. Në mjaft raste, trajtimi i këtyre kërkesave është vështirësuar për shkak të pamundësisë së gjetjes së procesverbaleve të vendosjes së gjobave nga ana e strukturave të NTL-së. Ndërkaq, të gjitha rastet e prapambetura po rigjykohen nga kompania në mënyrë që abonentët të marrin një përgjigje dhe për ankesat e regjistruara gjatë viteve 2011-2012. ERE nënvizon në raportin e saj se për periudhën e faturimit Janar-Maj 2013 nuk rezulton të ketë ankesë ndaj CEZ Shpërndarje për faturime në treguesin “dëm ekonomik”.

Gazeta Sot, 09.08.2013