Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, pas Shqipërisë edhe Greqia realizon vlerësimin për ndikimin social dhe mjedisor të gazsjellësit

Pas gati katër vjetësh përpjekje për të përzgjedhur rrugën e gazsjellësit në Greqi TAP dorëzoi vlerësimin e tij gjithëpërfshirës për ndikimin mjedisor dhe social (VNMS) në Ministrinë e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit të Klimës. Objektivi i VNMS është të vlerësojë potencialin mjedisor, trashëgiminë kulturore dhe ndikimet socio-ekonomike të tubacionit propozuar, si dhe të shmangen ose të minimizohen ndikimet negative. Ky vlerësim përfshin një përshkrim të detajuar të gjurmës së tubacionit propozuar në Greqi, infrastrukturës së përhershme dhe të përkohshme që do të krijohet gjatë fazës së ndërtimit, rrugët e aksesit, kampet e ndërtimit, si dhe objektet që do të jenë në vend, kur ndërtimi të ketë përfunduar. Rikard Scoufias, Menaxher i TAP për Greqinë, tha: “Jam shumë i kënaqur me vlerësimin. Është realizimi i disa viteve punës intensive nga ana e ekspertëve kombëtarë grekë dhe ndërkombëtarë, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet relevante si dhe komunitetet e tjerë. Janë realizuar, qindra e takime ku përfaqësues të TAP kanë kryer me komunitetet lokale dhe ekspertët për të dëgjuar vërejtjet e tyre. Ato janë një testament për TAP-in dhe angazhimet e tij për një dialog të hapur dhe transparent, e cila tani do të vazhdojë gjatë procesit intensi. Publiku do të informohet për më shumë detaje pasi do të realizohen takime të kombinuara nga kontraktorët e TAP-it (E.ON New), si dhe nënkontraktorët lokalë (Asprofos, Exergia). Takimet me bashkësitë lokale do të zhvillohet gjatë muajit shtator 16-18 tetor. Një njoftim publik me detajet e vlërsimit do të publikohet në mediat kombëtare dhe lokale. TAP e ka realizuar këtë vlerësim në fillim në Shqipëri dhe tani edhe në Greqi.

Revista Monitor, 08.08.2013