Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom në korrik rriti eksportet në Evropë me 29 për qind

Kompania ruse “Gazprom”, sipas të dhënave paraprake, në korrik të vitit 2013 rriti furnizimet e gazit në vendet e huaja me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – deri në 14.037 miliardë m³, thuhet në njoftimin e holdingut rus të gazit.

Ndërkohë, në korrik të këtij viti “Gazprom” ka shënuar një rekord të ri përkatësisht dërgesave të përditshme të gazit në vendet e huaja për 5 vitet e fundit – 470 milionë m³.

“Zakonisht, vëllime të tilla konsumatorët marrin gjatë sezonit vjeshtë-dimër”, – vihet në dukje në njoftim.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 02.08.2013