Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Markimi i karburanteve fillon neser … 1 gusht

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.498, DATË 30.5.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT E SHËNJIMIT TË NAFTËS BRUTO DHE NËNPRODUKTEVE TË NAFTËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 54, të ligjit nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr.498 datë 30.5.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit, kudo data “…1 korrik 2013…” zëvendësohet me “…1 gusht 2013 …”.

2. Pas aneksit 1, bashkëlidhur vendimit, shtohet aneksi 2, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

energjia.al, 31.07.2013