Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC rriti prodhimin në gusht, kryeson Nigeria dhe Iraku

Prodhimi i naftës nga OPEC është rritur gjatë muajit gusht, për herë të parë për këtë vit, për shkak të furnizimit më të lartë nga Iraku dhe Nigeria. Në këtë mënyrë, kjo ka eklipsuar uljen e eksporteve nga lideri i OPEC, Arabia Saudite.

14 vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës kanë prodhuar 29.61 milionë fuçi në ditë gjatë gushtit, në rritje me 80 mijë fuçi në ditë, krahasuar me korrikun, gjatë së cilin OPEC prodhoi sasinë më të vogël që nga viti 2014.

Sondazhi sugjeron se, Arabia Saudite nuk po devijon nga plani i saj për të kufizuar prodhimin, në një masë më të madhe se angazhimi në marrëveshjen me vendet e tjera të kartelit dhe Rusinë.

Pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur prodhimin, këto vende ranë dakord për ta shtyrë reduktimin e eksporteve deri në mars të vitit 2020.

Rritja më e madhe e furnizimit të tregut erdhi nga Nigeria, që është eksportuesi më i madh i Afrikës, me 80 mijë fuçi në ditë. Më pas vinte Iraku me një rritje të prodhimit me 60 mijë fuçi në ditë. Një përmirësim i lehtë u vu re edhe në Libi, ku fusha El Sharara, rifilloi punën më 8 gusht.

Scan,  02.09.2019