Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Devoll Hydropower nënshkruan kontratën e Punimeve Civile me Limak-AGE Joint Venture

Devoll Hydropower Sh.A. bëri publike në 25 korrik se ka nënshkruar kontratën e Punimeve Civile me Limak-AGE Joint Venture. Kontrata përfshin punimet civile për hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës. Punimet priten të fillojnë në fund të vitit 2013 dhe të përfundojnë më 2019.

Projekti Hidroenergjetik i Devollit konsiston në tre hidrocentrale në luginën e lumit Devoll, me një kapacitet të instaluar prej rreth 280 MW. Prodhimi mesatar vjetor i hidrocentraleve do të jetë prej rreth 800 GWh, duke rritur prodhimin vjetor të energjisë elektrike në Shqipëri me rreth 20 %.

Punimet civile do të konsistojnë kryesisht në ndërtimin e trupit të digave, rrugëve hyrëse, punimeve të gërmimit, skarifikime, devijimin e lumit, ndërtimin e shkarkueseve dhe tunelet për hidrocentralet e Moglicës dhe Banjës. Vendimi për investimin për hidrocentralin e tretë, atë të Koklës do të konsiderohet pas përfundimit të dy hidrocentraleve të para.

Kontrata e Punimeve Civile e nënshkruar me Limak-AGE Joint Venture, është një prej disa kontratave që Devoll Hydropower Sh.A. ka nënshkruar me qëllim të zbatimit të këtij projekti madhor hidroenergjetik në Shqipëri.
Kontrata të tjera të rëndësishme janë ato të punimeve Hidraulike dhe Elektro-Mekanike, nënshkruar me kompaninë ndërkombëtare Alstom. Kontrata për linjat e transmisionit 110kV dhe 220kV është nënshkruar me kompaninë Doko. Kontrata për Owner’s Engineer është e nënshkruar me një joint venture midis Mott Macdonald dhe Coyne et Bellier. Kontrata për Owner’s Design është nënshkruar me AF-Consult Switzerland Ltd.

energjia.al, 31.07.2013