Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Thaçi: Sa i përket Kosovës dhe BE çështja e energjisë është mbyllur

Qeveria e Republikë së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili në hapje të mbledhjes ka informuar kabinetin qeveritar për takimin e fundit në mes të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Është me rëndësi që në shumë segmente është duke vazhduar implementimi i marrëveshjes së arritur më 19 prill, ndërsa në takimin e fundit është bërë progres në veçanti sa i përket zgjedhjeve lokale me 3 nëntor.

Kam besim të plotë se ky proces do të jetë i suksesshëm dhe zgjedhjet lokale do të jenë me një përfshirje të gjitha komuniteteve në zgjedhjet që do të organizohen në gjithë territorin në të njëjtën ditë me 3 nëntor 2013.

Ndërsa, OSBE-ja do të vazhdojë të luajë rolin e vet në përputhshmëri me kërkesën tonë që të lehtësojë dhe organizojë zgjedhjet në veri, ku do të jenë përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha partitë politike, gjithë spektrin politik, për një pjesëmarrje në zgjedhje, sa më masive, të serbëve edhe në veri.

Për energjinë dhe telekomunikacionin, mund të them lirisht se sa i përket Kosovës kjo çështje është mbyllur, gjithashtu edhe sa i përket Bashkimit Evropian, baroneshës Ashton. Presim edhe nga Serbia deri më 8 gusht që të pranohen këto dy marrëveshje të rëndësishme për energjinë dhe telekomunikacionin.

Takimi tjetër është planifikuar të mbahet në javën e fundit të gushtit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij.

energjia.al, 27.07.2013