Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ESC International, projekt për ndriçim solar të Komunës së Ferizajit

Është Nënshkruar Kontrata mes Komunës së Ferizajit dhe Autoritetit te Drejtorisë se Europes Juglindore nga esc International GmbH, me datën 23.07.2013 në ambjentet e Qeverise përkatësisht te MAP-it ne Prishtine, e cila është nënshkruar nga Kryetarit të Komunës z. Agim Aliu dhe respektivisht Presidentit të esc-së z. Klaus Lahr dhe Drejtorit Gjeneral te Evropës Juglindore z. Shkelzim Murtezi. Gjithashtu ne ketë ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Gjermanisë z. Christof Blomeyer, i cili ka shprehur përkrahjen e plote te qeverise se Gjermanisë ne realizimin e projekteve te esc-se, duke vlerësuar rendësin e larte te këtyre projekte, te cilët janë te domosdoshëm për qytetaret e Kosovës.

Ambasadori i Gjermanie z. Blomeyer tha: “separi dua ti uroj te gjithë qytetaret te Ferizajit te cilët kane fituar një projekt te madh si qeshte Projekti nga esc international, me Ndriçim Solar, e cila është prodhuar enkas për Republikën e Kosovës. Po ashtu e përgëzoj kryetarin e Komunës për punën e mire, duke mundësuar qe qytetaret te Ferizajt tani te gëzojnë ndriçimin solar. Duke i vlerësuar te mirat qe vijnë nga ky projekt i falënderoj Ministrisë se Zhvillimit ekonomik dhe esc International GmbH te cilët e kane mundësuar qe te krijojnë një mundësi te tille duke u bazuar ne angazhimin e tyre profesionale. Po ashtu është ky projekt një shembuj i mire, duke treguar qe investitor te huaj serioz si është esc International GmbH, qe mund te vijnë te investojnë dhe ti hapin degat e tyre edhe ne Kosove, ne mënyre qe te realizohen projekte serioze dhe përmes kësaj te punësohen edhe qytetaret te Kosovës po ashtu te krijohen përmes këtyre kushte Evropiane, siç është e domosdoshëm qe qytetaret te kenë një ndriçim te pa ndërpre dhe te garantua gjate natës, dhe te bazohen ne kursimin e plotë te energjisë. Pra edhe njeher i uroj te gjithë qytetaret, kryetarin dhe Presidentin e ESC-se për ketë projekt aq serioz aq te vlefshëm.”

Ndërsa Kryetari i Ferizajt z. Agim Aliu tha: “Sot është një dit shume i rendesishem për Komunën dhe qytetaret e Ferizajt, sepse po nënshkruhet një kontratë e rendesishem qe ka te bej me Ndriçimin Publik qe do te realizohet nga një kompani gjermane esc International GmbH, e cila ka prodhuar një sistem te ndriçimit solar enkas për republikën e Kosovës. E veçanta e këtij Projekti është qe vendoset ne një rrugë me rendësi te veçante pra ne rrugën ‘’Epopeja e Jezercit” Ky është Projekti i par i realizuar ne Komunën e Ferizajit dhe do te vazhdojmë te kontribojmë dhe te investojmë ne ketë fushë, pasi qe komuna ka pasur gjithmonë ketë synim dhe ka punuar ne ketë drejtim. Pra i uroj te gjithë qytetaret e komunës time për ketë projekt te veçante.”

Presidenti i ESC-se z. Klaus Lahr tha:” Fillimisht është kënaqësi për mua, të jem sot i këtu në Kosove, për të nënshkruar së bashku me ju ketë kontratë. Ky projekt është me një rendësi të lartë për qytetarët e Komunës së Ferizajt dhe për Shtetin e Republikës Kosovës pasi kontribojne në përmirësimin e sistemit të ndriçimit publik të pandërprerë gjate natës ne rrugët e komunës se Ferizajit. Njëkohësisht do të kursehen kosto të larta pasi do të përdoret energji e rinovueshme dhe i mundëson shtetit të Kosovës plotësimin e obligimeve që ka ndaj BE-së duke i realizuar këto Projekte.
Njëkohësisht është një kënaqësi dhe ne bën shume krenar duke parë që Komuna e Ferizajit ka Kryetar zotin Agim Aliu, i cili në bazë të përvojave tona me zotërinë në fjale, ka vepruar në çdo kohe plotësisht ne interesim maksimal për Komunën dhe qytetarët e saj, me vizionin e tij për çuar komunën e tij përpara. Në këtë mënyrë Z. Aliu u ka mundësuar dhe krijuar qytetarëve të tij, kushte më të mira dhe standarde të larta.

Në këtë pike, duam po ashtu të falënderojmë shume Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik përkatësisht agjencisë për efficience te energjisë, për përkrahjen dhe bashkëpunimin shume kompetent dhe shume profesional. Gjithashtu një falënderim i veçantë shkon edhe për Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal MAPL, për përkrahjen e tyre në bashkëfinancimin e këtij projekti. Gjithashtu i falënderojmë Ambasadës se Gjermanisë, për përkrahjen te vazhdueshëm ne gjetjen e disa zgjidhjeve dhe në realizimin e projektit. Përmes përkrahjes se këtyre institucioneve, është bërë e mundur që Komuna e Ferizajt te ketë ndriçimin solar.”

Drejtori Gjeneral i Europes Juglindore z. Shkelzim Murtezi thotë: “ Interesi i Drejtorisë sonë te Evropës Juglindore dhe te gjithë esc-se, është qe te përkrahim shtetin dhe qytetaret te Kosovës ne probleme te tyre te cilët vijnë si pasoje i problemeve me ndriçimin publik dhe eficience te energjisë, përmes kompetencat, përvojat tona profesionale dhe mundësit tona ne do ti bëjmë te gjitha përpjekje qe ti rregullojmë ne te ardhmen dhe këto duke bashkëpunuar ne partneritet serioz dhe profesional me institucionet te Kosovës dhe ato Ndërkombëtare, nga te cilët e kemi mbështetjen e plot ne realizimin e projekteve tona. Kemi për planifikim qe te bëjmë investime te tjera duke mundësuar zhvillim Ekonomik, prandaj janë këto projekte mire për te bërë përvoja me shtetin e Kosovës ne mënyrë qe te bindem mire ne investimet te ardhshme, te cilët mund te bëhem përmes esc-se partneret tone ndërkombëtar.”

Kjo Kontrate ka për qëllim realizimin e projekteve për rregullimin e problemeve që lidhen me ndriçimin publik të kësaj Komune. esc International GmbH, ka realizuar një projekt shumë efektiv të cilin e kishte realizuar si Donacion nëpërmjet ekspertëve të saj të deleguar në Republikën e Kosovës. Ekspertët kanë zhvilluar një zgjidhje teknike dhe kosto-efektive ne bazë te studimit të bërë në në këtë komunë për të shfrytëzuar energjinë solare dhe të mundësojnë qytetareve te Kosovës një ndriçim te pandërprerë , po ashtu një siguri më të mirë gjatë kalimit në natë dhe e cila është në përputhje me standardët e Bashkimin Evropian mbi sigurinë e qytetarëve.
esc International përkrah gjithashtu të gjitha komunat e Kosovës, duke i përgatitur ato në faza Administrative dhe ligjor edhe në gjetjen e fondeve për ti realizuar këto Projekte. Me përkrahje nga Ambasada e Republikës se Gjermanisë dhe Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik kemi mundësuar gjetjen e mjeteve të nevojshme financiare për këtë projekt në ketë komune, e cila do te do te përkrahet po ashtu nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal MAPL.
Ndriçimi publik ka rëndësi primare për të gjithë banorët e kësaj Komune për të rritur sigurinë dhe vizualitetin ne orët e vona dhe është në përputhje me standartët e Republikës së Kosovës i ka ndaj Bashkimit Evropian, dukë përdour burime alternative dhe kosto-efektive për Komunën e Ferizajt.
Realizimi i këtij projekti do të zbatohet në udhëqjen të mirë dhe gatishmërinë profesionale të Komunës së Ferizajit ne bashkëpunim me ekspertët e esc International GmbH dhe Ministrien e Zhvillimit Ekonomik përkatësisht Agjencinë e Kosovës për Eficience te Energjisë.

Ky do të jetë një pilot projekt, zgjatja e kontratës do te jetë 2 vjeçare, por është parashikuar që të tilla projekte do të realizohen në të gjitha rrugët e kësaj komune deri në ndriçim të plotë.

energjia,.al, 25.07.2013