Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Shteti fillon shet naften e sekuestruar!

Autoriteti Shitës – Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, njofton se në ankandin Nr.Ref.1A/2013, të zhvilluar më datë 15.07.2013 ora 09:00, me objekt shitje sipas Njoftimit të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr.25, datë 24.6.2013, të APP-së, me objekt shitje “Provë materiale 141,603 kg lëndë djegëse, që i përket procedimit penal nr.1290/2012, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, mori pjesë Kandidati/ofertues “VELIAJ PETROL” SH.P.K FIER me NIPT – K63124406K, me vlerë të përgjithshme oferte 14,100,000 lekë me TVSH.

Ofertuesi “VELIAJ PETROL” SH.P.K FIER me NIPT – K63124406K, me vlerë të përgjithshme oferte 14,100,000 lekë me TVSH, rezulton i suksesshëm për ketë procedurë ankandi dhe ftohet të lidhë kontratën e shitjes publike, brenda 10 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.

energjia.al, 24.07.2013