Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent vazhdon të tregtohet pranë 109 USD

Nafta Brent e Londrës u tregtua pranë nivelit të 109 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa po gjendet nën presionin e shqetësimeve për ngdalësimin e ekonomisë kineze. Të dhënat e publikuara në ditën e Hënë treguan se ekonomia e dytë më e madhe në botë u ngadalësua në 7.5% rritje, në tremujorin e dytë të këtij viti.Â

Kështu, Brent e Londrës për Gushtin u rrit me 2 cent në 108.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 3 cent në 106.1 dollarë për fuçi. Gjatë muajit të fundit çmimet e naftës kanë gjetur edhe një mbështetje në tensionin gjeo-politik në lindjen e Mesme. Ky është sesioni i tretë me radhë që dy bençmarkët kryesore të naftës qendrojnë pranë këtyre niveleve.

TV Scan, 16.07.2013