Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Franca ndaloi nxjerrjen e gazit shist argjilor

Presidenti i Francës, François Hollande, përjashtoi mundësinë e nxjerrjes së gazit shist argjilor në vend për aq kohë sa ai do të jetë në pushtet.

Në Francë ndaluan nxjerrjen e gazit shist argjilor dy vjet më parë. Vendimi lidhej me faktin që teknologjia e nxjerrjes së gazit mund të dëmtojë mjedisin rrethues.

Franca u bë vendi i parë që aplikoi ndalimin legjislativ për nxjerrjen e gazit shist argjilor, i cili më vonë u pasua nga Bullgaria dhe disa shtete të tjera.

Në të njëjtën kohë politikanët vazhdojnë të diskutojnë në mënyrë të përsëritur çështjen e zhvillimit të nxjerrjes së gazit shist argjilor, pasi kjo do të ulë çmimet e karburantit dhe do të përshpejtojë rritjen e ekonomisë.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 16.07.2013